GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkrumbohet nga zjarri restoranti në Theth, pronarja dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

09:02 - 10/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkrumbohet nga zjarri restoranti në Theth, pronarja dyshon për zjarrvënie të qëllimshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve.

Restoranti mësohet se është në pronësi të shtetaseve Petrit dhe Aida Gjeçaj.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate dhe është vënë re fillimisht nga familjarët dhe fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të ndalur përhapjen e flakëve drejt bujtinës ngjitur.

Zjarri ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht të gjithë ambientin e restorantit. Sipas dëshmive të pronarëve, ndërhyrja e zjarrfikëses ka ardhur me vonesë, ç’ka ka vështirësuar kontrollin e situatës.

Për shkak të rrezikut që flakët të përfshinin edhe strukturën ngjitur, gjatë natës është bërë evakuimi i dhjetëra turistëve që ishin të akomoduar në bujtinë.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Pronari i restorantit shprehet se vetëm ekspertiza do të përcaktojë nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt elektrik apo bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.

Pronarja e restorantit Aida Gjeçaj, e cila ka qenë e ftuar edhe në podkastin e Edi Ramës, ngre dyshime se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme dhe jo që flakët të kenë ardhur nga ndonjë shkëndijë elektrike.

Ajo e lidh djegien e restorantit të saj me aksionin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilën e konsideron si një “koncidencë të keqe”, ku indirekt nënkupton se zjarri mund t’i jetë vendosur nga pronarët e bujtinave të tjera, të cilat i ka prishur shteti.

“Ekspertët thonë se energjia nuk ishte shuar fare, edhe pse godina ishte në flakë, gjë që përjashton shkëndijën elektrike. Unë nuk kam dyshime, nuk kam askujt borxh, s’kam pas as kërcënim as gjë, dhe nuk di pse ka ardhur. Unë jam një bujtinë me 5 dhoma, pasi s’kam dashur të ndërtoj asgjë pa leje, por s’di kujt t’ja vë gishtin. Koncidenca me aksionin në Theth është e keqe, sepse unë nuk kam procedim për prishje, pasi nuk kam ndërtime ose objekte pa leje. Kam zgjedhur të punoj me restorantin dhe 5 dhoma, duke pritur dhe përcjellë sa të kemi mundësi për t’u ofruar një shërbim maksimal turistëve dhe emrit të Thethit”, tha ajo për mediat.

Gjeçaj thotë se dëmi i shkaktuar nga zjarri vlerësohet rreth 150 mijë euro, duke shktuar se zjarrfikësja nuk ka shkuar në kohë dhe nuk i ka shpëtuar asgjë.

“Dëmi mund të jetë rreth 150 mijë euro, ja lë në dorë drejtësisë, por s’është nga energjia. Nuk kam dijeni, pasi gjendesha në Tiranë në momentin e zjarrit. Kur më njoftuan në dy të natës që kishte rënë zjarri në subjektin tim, u nisa dhe erdha. Komshinjtë kanë ndërhyrë sa kanë mundur, por s’kanë arritur të shpëtojnë asgjë. Kjo është struktura ime, që ishte restorant me panele diellore. Zjarrfikësja nuk ka arritur të vijë në kohë, por gjithsesi ka mbërritur. Falenderoj komshinjtë që kanë ardhur për të evituar shpërndarjen e zjarrit. Falë Zotit, nuk ka pasur dëme njerëzore, as nga familjarët, as nga turistët. Restoranti dhe biznesi janë në pronësinë time”, – përfundoi ajo.

Flakët ‘i përpinë’ restorantin - Pronarja: Koincidencë me aksionin e qeverisë... Nuk kam konflikte, dëmi rreth 150 mijë euro

   

Etiketa: restorantshkrumbTheth

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Lejoi dhjetra kopshte private pa license/ Justifikohet  drejtori i arsimit Durrës, Hazbi Lika: Nuk i pamë

Lejoi dhjetra kopshte private pa license/ Justifikohet drejtori i arsimit Durrës, Hazbi Lika: Nuk i pamë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com