GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkrumboi sipërfaqe të mëdha toke nga pakujdesia, në pranga piromani në Vlorë

09:18 - 23/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkrumboi sipërfaqe të mëdha toke nga pakujdesia, në pranga piromani në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person ka rënë në prangat e policisë pasi i vuri zjarrin një sipërfaqe toke me bimësi, në Tragjas. Autori i arrestuar, dyshohet gjithashtu edhe si “piroman” i një rasti tjetër të zjarrvënies, në fshatin Dukat.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik, me fishek në fole.

Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për zjarrvënie, në fshatrat Kaninë dhe Zvërnec.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Tragjas, duke ndezur zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, me fishek në fole.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi N. S. është dhe autori i dyshuar i një rasti tjetër të zjarrvënies, më datë 15.09.2022, në fshatin Dukat, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të egër dhe një sipërfaqe toke me pemë ulliri.

—
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasit:

-E. B., pasi duke bërë pastrimin e bimëve të egra në ullishten e tij, me anë të djegies me zjarr, dyshohet se aksidentalisht zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, në fshatin Kaninë;

-M. B., pasi duke punuar me troko, për shkak të shkëndijave janë djegur disa bimë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe me pemë ulliri.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

 

 

Lajme të lidhura

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia
Aktualitet

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Para
Nations League/ Të mëdhatë zbresin në fushë, spikat Itali-Angli

Nations League/ Të mëdhatë zbresin në fushë, spikat Itali-Angli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit
Breaking Views

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

13:19 - 12/03/26

Edi Rama ka sqaruar veprimin e mazhorancës për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut. Në parantezë, i kujtojmë publikut se...

Lexo më shumë
Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

12:33 - 12/03/26
Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26
Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

11:42 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com