GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkullaku: Veliaj politikani më i diskretituar! Po mashtron qytetarët

22:05 - 16/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkullaku: Veliaj politikani më i diskretituar! Po mashtron qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Armand Shkullaku i pyetur në emisionin ‘A Krasta-Show’ në Syri TV, nëse rënia e Erion Veliajt është e pashmangshme, tha se rënia nuk varet më nga bëmat, veprimet apo aktet, por varet nga rrethanat dhe koicidencat.

“Veliaj duhej të kishte rënë që kur ishte ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, kur bëri një dasëm maratonë, njëherë në Gjirokastër, pastaj në Pezë etj etj, duke u bërë si ato lojtarët apo rock star, kur në fakt ishte një politikan i zgjedhur.

Nëse do të thoshte e bëra me lëkët e mia, do të bëhej një analizë dhe e rrëzonte. Nëse do të thonte ma bënë dhuratë, atëhetë kur ia bëri dhuratë? Erion Veliaj tha se e bëri me paratë e mamasë dhe kaloi si histori funny.

Veliaj duhet të kishte rënë në rastin e ngjarjes tragjike të vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Veliaj duhej të kishte rënë kur ditën që operohet në spital, del edhe mbjell pemë. Pra e trajton atë qytetarin si idiot. Dhe më e rënda kush është: mirë ai që e bën, për propagandë, por edhe ata që e transmetojnë.

Nuk ka politikan më të diskretituar, ai po mashtron qytetarët”, tha Shkullaku.

“Jemi në një pikë kritike të demokracisë, kemi kaluar kufirin e rënies totale në një autokraci ku vetëm propaganda ka vlerë. Nëse do të kishte zgjedhje të lira nuk besoj se do të votonte njeri këtë me këtë lloj tallje që i bën parasë publike dhe njerëzve. Por këtu s’kemi zgjedhje të lira, sepse këta vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat”, tha Shkullaku.

Në vijim analisti tha se nuk ka mbetur më gjë për të dëmtuar në atë shkallë për ta rikuperuar.

“Ne jemi i vetmi qytet që na kalojnë ujrat e zeza mes përmes qytetit dhe askujt nuk i bën përshtypje. Një gjë e tmerrshme mund të ndodhi me fluskën e ndërtimeve. Nëse fluska plas, njerëzit do të humbin. Nuk them që shqiptarët nuk i shohin dhe nuk i shikojnë por janë të pafuqishëm. Censusi e nxjerr Shqipërinë 1.6 mln rezidentë, hiq moshën e tretë dhe fëmijët, është një pjesë shumë e vogël që mund të zgjojë pjesën tjetër. Rama e ka bërë dëmin, nuk kemi pasur kurrë më parë një Qeveri që të ketë një buxhet të këtyre përmasave, të kemi një borxh të këtyre përmasave dhe investimet në infrastrukturë ti kemi në këtë gjendje”, tha Shkullaku.

Ai tha se dëmi i parikuperueshëm është deformimi i demokracisë. “Jemi një shtet njëlloj si Serbia apo Turqia. Edi Rama ka vetëm pushtetin ideologji”, tha ai.

Lajme të lidhura

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

07:36 - 20/03/26
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike
Breaking Views

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok
Breaking Views

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Para
Aksidentohet në punë e zë shtratin, firma nuk e kishte siguruar

Aksidentohet në punë e zë shtratin, firma nuk e kishte siguruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit
Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=BYufQ_sW91U Kjo është rruga që të çon në fshatin Zall Bastar. Është një vijë gjarpërushe ku me vështirësi shkëmbehen 2...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026

07:50 - 20/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 20 Mars 2026

07:48 - 20/03/26
Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

07:36 - 20/03/26
Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com