Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të dielë, rreth orës 17:55, në Bypass-in Orikum-Vlorë. Fatmirësisht drejtuesi F.D ka shpëtuar pa lëndime dhe nga incidenti mësohet të ketë vetëm dëme materiale. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
“Rreth orës 17:55, në Bypass-in Orikum-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin F. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.
Discussion about this post