GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura të ujësjellësve, publikohet data kur përfundon dhënia e subvencionimit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shlyerja e detyrimeve të prapambetura të ujësjellësve, publikohet data kur përfundon dhënia e subvencionimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë autorizon Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) të nisë procedurat për shpërndarjen e subvencioneve ndaj shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve me qëllim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Udhëzimi për metodologjinë për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve përcakton se prioritet për dhënien e subvencionit do të jenë ndërmarrjet për të cilat likuidimi i detyrimeve të prapambetura është urgjent dhe pengon vijimin normal të aktivitetit.

Për përfitimin e fondit gjithashtu ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve duhen të kenë  nënshkruar marrëveshjen për krijimin e shoqërisë rajonale. Në rast se fondi i subvencionit pas likuidimit të detyrimeve, do të teprojë, atëherë Shoqëria Rajonale mund të përdorë pjesën e mbetur për përmirësimin e performancës së shoqërisë, sipas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme për ndryshimin e radhës së përdorimit të subvencionimit.

Udhëzimi përcakton se likuidimi i pagesa emergjente përfshin pagesat e prapambetura të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të shoqërive ujësjellës-kanalizime të përthithura, të cilat janë transferuar te Shoqëria Rajonale; pagesat e detyrimeve ndaj degës së Tatim-Taksave;  pagesat e prapambetura të pagave; Pagesat e prapambetura ndaj OSHEE-së, të shoqërive ujësjellës-kanalizime të përthithura, të cilat janë transferuar te Shoqëria Rajonale.

Sakaq ato shoqëri rajonale të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen për përdorin e subvencionit për përmirësimin e performancës, përfshin blerje matësish për përmirësimin e sistemit të matjes, blerje të mjeteve të punës, materialeve hidraulike, makinerive dhe pajisjeve; blerje të pajisjeve informatike dhe sistemeve; ndërhyrje në rrjet për të zvogëluar humbjet (UPA); ngritja e qendrave të kujdesit të klientit në qytetet në të cilat nuk ka të tilla dhe rikonstruksion zyrash.

Vlerësimi i nevojave për subvencione, si dhe detajimi dhe shpërndarja e subvencionit nga AKUM-ja, do të bazohet në të dhënat e raportuara nga Shoqëritë Rajonale që kanë nënshkruar marrëveshjen. Nga AKUM-ja vlerësohet dokumentacioni dhe bëhet shpërndarja e subvencionit, sipas kërkesave të shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimet.

Fondi i subvencionit, i planifikuar për vitin buxhetor 2022, do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha Shoqëritë Rajonale që janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) deri më 31 tetor 2022 dhe shoqërive që janë në procesin e krijimit të Shoqërisë Rajonale, nëse këto kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e Shoqërisë të re Rajonale.

Marrë nga Monitor

Etiketa: monitorsubvencionimujesjelles

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
Foto/ Përleshen me shkopinj bejsbolli e mjete të forta disa persona në Fier

Plas sherri në Sarandë/ Plagoset me thikë një person, autori largohet në drejtim të paditur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com