Ruth Abongo, nëna e Joy Aoko, vajzës nga Kenia që erdhi për të punuar në Shqipëri, por përfundoi e vdekur ka zbuluar të tjera detaje rreth jetës së të bijës në vendin tonë.
Në një rrëfim për Neës24, Ruth Abongo tregon se Joy kishte njohur dhe një djalë në Shqipëri. Ajo thotë se ai ishte shoferi në kazinonë ku ishte punësuar Joy dhe bashkë kishin dalë shumë herë.
Në një prej rasteve, dyshja kishin shkuar në Durrës, ku sipas Abongos, ai e kishte propozuar, por Joy e kishte refuzuar. Por, ai nuk kishte ndaluar me aq. Sipas nënës së Joyt, shoferi kishte këmbëngulur që të kontaktonte sërish me Joyn dhe kishte folur me shoqen e 22-vjeçares, Joy Brenda, një ditë pasi ata kishin qenë në Durrës. Madje në një prej rasteve, ai ishte futur në dhomën ku flinte Joy.
Pjesë nga rrëfimi i nënës së Joy:
Kur nuk ishte në punë Joy dilte. Edhe gjatë asaj jave më kujtohet se ditën e hënë ajo kishte qenë në Durrës, ndërsa incidenti ka ndodhur të premten e po asaj jave. Ajo kishte shkuar në Durrës me një mik që ishte shoferi i tyre në kazino. Me shoferin e kazinosë kishte shkuar në Durrës. Atje shoferi nuk ishte treguar i mirë me të sepse kishte qëndruar shumë afër. Ishte shumë ekspresiv njësoj sikur të ishin në një marrëdhënie. Ajo e kishte pyetur ‘përse po sillesh kështu sepse unë nuk jam e dashura jote’. Ai kishte thënë se ‘unë po të mbroj’ dhe Joy i kishte thënë se ‘kjo nuk është e drejtë, unë jam e rritur’ dhe e di që më parë ky shoferi i kishte kërkuar Joyt të kishin marrëdhënie, por Joy kishte refuzuar dhe i kishte thënë jo. Ky shoferi nisi ta ndiqte nga pas për dy javë. Kur Joy e vuri re këtë u përball me të dhe i tha ‘Përse po më ndjek mua? E kam vënë re që po më ndjek. Do të të raportoj në kompani’. Më pas shoferi i tha ‘jo, mos u shqetëso.
Mos më raporto. Thjesht po mendoja se përse po më refuzon ftesën për të dalë me mua. Po të ndiqja për të kuptuar se cilin po takon që të pengon të takohesh me mua’. Ata ranë dakord që të mos hyjnë në një lidhje, por të mbeten miq. Në bazën e miqësisë, Joy pranoi ftesën për të shkuar në Durrës të hënën. Ata shkuan në Durrës dhe shoferi vazhdonte të shprehte ndjenjat e tij dhe Joy nuk e pëlqeu këtë. Joy u zemërua në Durrës dhe i kërkoi që të ktheheshin. Kur u kthyen ata u zunë dhe Joy e bllokoi atë. Ajo i tha mjaft dhe nuk dua më miqësi me ty sepse kjo është e tepërt.
Kësaj here Joy po komunikonte me një shoqe në Kenia ku po i tregonte për mënyrën se si kishte vepruar shoferi dhe se ajo nuk po ndihej e sigurt. Që të jem e sinqertë, kur ata u kthyen në shtëpi nga Durrësi shoferi i saj u fut menjëherë në dhomën e saj të gjumit dhe hoqi rrobat. Joy i tha ‘çfarë po bën? Ti vazhdon akoma me këtë sjellje, mjaft’ dhe shoferi i thotë ‘me kë po flet në telefon që mendon se është i rëndësishëm’. Kjo bëri që Joy të zemërohej dhe ta bllokonte numrin e telefonit të shoferit”, rrëfeu nëna e Joy-t. Të martën, Joy Brenda (Shoqja e Joyt) po shkonte për të punuar më duket dhe është me këtë shoferin në makinë. Ai i thotë Joy Brendas që shoqja jote më ka bllokuar në çdo aplikacion.
Si mund ta kontaktoj atë? Dhe Joy Brenda i thotë ‘është mënyra jote ofensive. Në Kenia ne nuk i ndjekim vajzat në këtë mënyrë. Mënyra se si e ke trajtuar Joyn nuk është e drejtë’. Ky është një konfirmim që shoferi u bllokua të hënën. Kështu, të mërkurën, të enjten ndërsa të premten ky shofer nuk ishte në punë, ishte pushim. Instinkti më thotë se… nuk e di… Ndoshta po flas shumë, por mendoj se ka më shumë pikëpyetje për shoferin. Ai është personi që kishte zemërim. Joy ishte shprehur se nuk ndihej e sigurt me këtë person.
Joy Aoko ndërroi jetë në Kenia, ku u transportua në gjendje kome, disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte.
Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s’ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.
Discussion about this post