GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shoferi shqiptar rrëfen momentin “e pazakontë”: Emigranti vinte erë të rëndë, ndaj e futa në bagazh

18:26 - 07/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shoferi shqiptar rrëfen momentin “e pazakontë”: Emigranti vinte erë të rëndë, ndaj e futa në bagazh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 42- vjeçar nga Tirana që dyshohet nga policia se ndihmoi qytetarë nga vendet e Lindjes për t’i transportuar drejt Veriut të vendit në mënyrë që ata të vazhdonin të sigurt udhëtimin drejt BE, këmbëngul se policia e ka keqkuptuar dhe se ai thjesht është një person i apasionuar pas automjeteve.

Ai tregon se duke ndjekur pasionin e tij, atë të udhëtimit drejt juglindjes, në rrugë i dolën disa të panjohur me të cilët nuk u mëdysh fare, por vendosi ta ndajë udhëtimin duke i marrë si pasagjerë. Policia i tregoi Gazetës Si justifikimin e shtetasit A. F nga Puka dhe me banim në Tiranë ku justifikon prezencën e emigrantëve nga Siria që për të janë thjesht pasagjerë që deshi t’i shpëtojë nga temperaturat e larta.

“Kam për të thënë se mjetin që kisha sot në përdorim ma ka dhënë një shoku im te Stacioni i Trenit, i cili quhet K. K. Ai ma dha me qëllim që të bëja një udhëtim për dëshirën time nga Tirana në Pogradec e më pas në Korçë”. I akuzuari për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit i thotë policisë sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetës “Si”:

“Në aksin Pojan-Korçë më dolën përpara disa persona dhe pa u menduar ndalova pranë tyre duke i marrë në automjet dhe siç më kërkuan do t’i sillja në Tiranë”. Udhëtimi i të apasionuarit pas makinave të shtrenjta dhe sirianëve ka vazhduar pa asnjë problem derisa në afërsi të një qendre tregtare policia ka ngritur tabelën ‘Ndal Policia’. “Policia më bëri kontrollin dhe më kërkoi dokumentacionin për pasagjerët dhe pas këtij kontrolli ata më shoqëruan menjëherë në drejtorinë vendore”, argumenton 42-vjeçari përpara agjentëve të policisë.

Megjithatë policia shton për Gazetën Si se e testoi të riun se me çfarë gjuhe u kuptua me pasagjerët e huaj dhe se çfarë gjuhe flet apo kupton i dyshuari. Ai pranon se nuk flet asnjë gjuhë, por i kuptoi ata me gjuhën e trupit mbasi ata me shenja i shpjeguan se donin të udhëtonin drejt kryeqytetit shqiptar.

“Unë nuk di ndonjë gjuhë të huaj, por me sa kuptova nga gjestet e tyre dhe shenjat më lanë të kuptoja se kishin nevojë për t’ju shërbyer si shofer dhe se destinacion duhet të ishte Tirana. Megjithatë duke ia lënë fajin rastësisë dhe bujarisë së tij për të ndihmuar të panjohurit ai një moment shpjegon:

“Vura re se njëri nga ata mbante një erë të rëndë dhe nuk po e duroja dot që të udhëtoja me të dhe ndaj e futa në bagazh”. Policia pranon se njëri nga pasagjerët ishte i mbledhur kruspull në brendësi të bagazhit, por asnjëri nga sirianët nuk ka pranuar se e njihte shoferin. Sipas policisë, i riu transportoi pesë shtetas sirianë dhe egjiptianë, të cilët sipas të dhënave paraprake kontaktuar me 42-vjeçarin, i cili mori përsipër t’i ndihmojë ndonëse ata nuk kishin me vete leje qëndrimi në Shqipëri.

Por policia shton po ashtu për Gazetën Si se i riu nuk kishte asnjë qëllim që të vazhdonte udhëtimin drejt ndonjë pike kufitare me qëllim dhënien ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit, ndonëse ato pak kilometra që ai ju shërbeu si shofer mbajtuan për uniformat blu që të ngrenë akuzën e dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shqiptar./GazetaSi

Etiketa: emigrantKryesore1shoferTirane

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Zgjidhet anëtarja e re e Gjykatës së Lartë, reagon Yuri Kim: Mirëpresim bashkëpunimin për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Protesta e opozitës, reagon Yuri Kim: Me rëndësi është të zbatohet ligji!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com