GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shoku i Lear Kurtit nën vëzhgimin e policisë: Po mundohen të më mbyllin gojën

në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Ky është i riu që ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariat (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vdekja e të riut Lear Kurti pasi u shoqërua në komisariatin e policisë ka lënë ende pikëpyetje të forta pas, me dëshminë e miqve dhe familjarëve të tij që bie ndesh me deklaratat zyrtare të institucioneve.

Disa javë më parë, shoku i Lear Kurtit, i cili ishte me Learin në momentin kur këtë të fundit e shoqëruan për në komisariat, dha një intervistë për emisionin “Piranjat”, ku tregoi se 32-vjeçari ishte dhunuar barbarisht në makinën e policisë.

Tashmë Zyhdi Spahiu, 36-vjeç, tregon se kudo përndiqet nga policia dhe po mbahet gjithë kohën në vëzhgim.

Menjëherë pas intervistës ai u thirr në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ku u mbajt për rreth 3 orë. Madje kur gazetarja e “Piranjave” shkoi të pyeste pse e kishin marrë, fillimisht nuk mori një përgjigje derisa në fund u pranua se është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Më vonë më 2 nëntor, Spahiu është shoqëruar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ai është ndaluar nga policia vetëm pak metra pasi kishte komunikuar me ta për të lëvizur makinën, pasi siç tregon, kishte marrë diçka për të ngrënë në një “fast food” te rruga e Durrësit.

Rrëfimi

“Këta me doemos duan diçka që të kapen me mua duan të dinë ca bëj, ca ha, ca pi, ku fle, çdo gjë. Mundohen të më mbyllin gojën, por mua nuk do të ma mbyllin gojën. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj”, thotë ai.

Në momentin që është shoqëruar, Spahiu tregon se i ka shkuar i njëjti person që ka qenë natën kur Leari u shoqërua dhe iu drejtua atij me duke thënë “pse po e lini këtë të flas. Madje në rajon ai i është drejtuar sërish Spahiut duke i thënë “ça i kë bërë vetes me këtë deklaratë, do të dalë nga hundët” (intervista te “Piranjat”).

36-vjeçari shkon edhe më tej kur tregon se natën që është shoqëruar Leari, ai ka qenë i dehur dhe ka kundërshtuar forcat e rendit. Megjithatë ai është lënë i lirë sapo Leari ka ndërruar jetë, me policinë që mendonte se ai do të heshtte në këmbim të lirisë. Por ai nuk tërhiqet.

“Ligji është i barabartë për të gjithë. Ke bërë një krim do marrësh dënimin, siç mbaj unë përgjegëjsi. Kam bërë një krim, kam vuajtur dënimin. Shpresoj që ata të marrin dënimin e duhur sepse vëllanë tim, Learin nuk e kthejmë dort më”, thotë ai, teksa rikonfirmon deklaratat e bëra 3 javë më parë.

Spahia shprehet i bindur në deklaratat e tij dhe tregon se askush nuk ka arsye për t’i besuar policisë.

“Shqiptarët janë të gjithë me mua sepse e dinë se policia jonë ëhstë shumë habrute. Nuk ka mënyrë komunikimi fare. Në momentin që do ndalohet çdo qytetar do trembet. Sikur jemi në luftë, ne sjemi në luftë. Detyra e këtyre është ta mbrojnë qytetarin”, thotë ai, teksa thekson se kushdo që të ishte nuk do e gëlltiste lëndën narkotike, por do e hidhte.

Spahia kërkon me ngulm drejtësi për shokun e tij.

“Këto kot lodhen, unë gojën nuk do e mbyll. Edhe mbas 10 vjetësh unë këtë version do kem. Ata të tre, ata maskarenj do të marrin dënimin e merituar. Vëllai im ka ikur në tokë, nuk kisha mundësi ta shpëtoja, por të paktën drejtësia të vihet në vend. Nëse duam të bëjmë drejtësi. Nëse s’duam të bëjmë drejtësi, me keqardhje e them që nesër mund të gjendem edhe unë i vdekur”, përfundon 36-vjeçari.

Etiketa: Kryesore1Lear KurtiPolicia

Lajme të lidhura

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit
Aktualitet

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur
Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Para
“Miqësi historike” / Triumfi i së djathtës në zgjedhjet italiane, reagon Lulzim Basha

Basha 'bëhet i gjallë'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26

Jonaid Myzyri është “hero” i kryeministrit Rama, sepse SPAK e pushoi çështjen kundër tij për korrupsion me tenderat. Duke qenë...

Lexo më shumë
Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

23:18 - 04/08/26
“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com