GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shoqata e qumështit paralajmëron: Blegtoria në rrezik falimenti

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shoqata e qumështit paralajmëron: Blegtoria në rrezik falimenti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përpunuesit e qumështit do të përballen sërish me rritje të kostove të prodhimit për shkak të shtrenjtimit të lëndës të parë në tregjet ndërkombëtare.

Prej fillimit të muajit qershor fabrikat e qumështit do të blejnë 25% më shtrenjtë plastikën. Çmimet e materialeve paketuese të plastikës prej korrikut të vitit të kaluar deri në muajin shkurt janë shtrenjtuar 50%.

Prej muajsh operatorët e tregut po përballen edhe me shtrenjtim 30-50% të qumështit që blejnë nga fermeri, për shkak të rritjes të kostos të mbajtjes të bagëtive.

Për shkak të rritjes të plastikës e lajmëruar në fillim të muajit maj nga furnitorët e huaj, edhe përpunuesit paralajmërojnë se mund të jenë të detyruar të rishikojnë çmimet për produkte si gjiza, djathi dhe gjalpi, ndërsa për çmimin e qumështit dhe të kosit kostot do të amortizohen te fitimet e tyre.

Drejtori i ekzekutiv i Shoqatës Industria e Përpunimit të Qumështit, Donjaldo Hoxha tha për “Monitor” se paralajmërimi për shtrenjtimin e plastikës do të rëndojë edhe më shumë situatën te fabrikat e qumështit që po vuajnë kostot e shtuara nga shtrenjtimi i energjisë, naftës dhe çmimit të lartë të qumështit që blihet nga fermeri.

Nga furnitorët e huaj është lajmëruar që në fillim të muajit maj, se materialet paketuese të plastikës janë shtrenjtuar sërish nga fillimi i muajit maj 25%. Ndërkohë që deri në periudhën janar-shkurt çmimet e plastikës u shtrenjtuan 50%. Rritja e çmimeve nga furnitorët e huaj është ndikuar nga shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe kostot e naftës. Shpresojmë të mos ketë rritje tjetër, pasi këto shtrenjtime kanë sjellë që sektori i industrisë përpunuese të qumështit të gjendet në një situatë tejet të vështirë.

Nga 1 korriku do të kemi edhe akcizën e re, që është miratuar me paketën fiskale të vitit 2022. Do të shtohen 6 lekë që do të përballohet nga industria.

Është e thjeshtë që t’i thuhet kësaj industrie që transfero kostot e shtuara te rritja e çmimeve të produkteve finale. Por nëse do të vazhdohet me këtë situatë ne do të jemi të pakonkurrueshëm, pasi produktet e importit jo vetëm që do të na konkurrojnë, por do të na rrezikojnë edhe falimentimin. Nuk do të jemi të preferueshëm për konsumatorin në treg nëse nuk bëhen ndërhyrjet e duhura, si për fermerin dhe sektorin e përpunimit që të frenohet rritja e mëtejshme e çmimeve”, pohon ai.

Në këtë situate z. Hoxha ripërsërit edhe një herë se është e domosdoshme plotësimi i kërkesave të vazhdueshme të sektorit, si: Subvencionim direkt tek blegtori 10 lekë për çdo litër qumësht të prodhuar që dorëzohet në pika grumbullimi dhe përpunimi të licencuara, dhe jo për krerë bagëtie; TVSH 6% në shitje në sektorin e përpunimit të qumështit dhe përafrim me skemat e mbështetjes që rajoni jep për fermerët./MONITOR

 

Etiketa: blegtoriqumesht

Lajme të lidhura

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria
Aktualitet

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

09:34 - 12/05/26
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit
Aktualitet

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

08:55 - 12/05/26
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata
Aktualitet

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Para
Raporti Europian: Trafikimi i kokainës në porte është rritur nga Shqipëria dhe Mali i Zi në 2020-2021

Raporti Europian: Trafikimi i kokainës në porte është rritur nga Shqipëria dhe Mali i Zi në 2020-2021

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve
Aktualitet

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis...

Lexo më shumë
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com