GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Shoqëria, më e rëndësishme se loja…”, Romeo dhe Meritoni bëjnë paqe

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shoqëria, më e rëndësishme se loja…”, Romeo dhe Meritoni bëjnë paqe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Romeo dhe Meritoni kanë bërë paqe, për t’u rikthyer edhe njëherë shoqërisë së tyre të vjetër.

Të pyetur për këtë lëvizje të ardhur në këtë moment të lojës, të dy djemtë janë shfaqur emocional duke pranuar publikisht dhe kërkuar ndjesë për fjalët e thëna në adresë të njëri-tjetrit.

Meritoni u shpreh i lumtur që mundi të shpëtonte miqësinë me Romeon, duke shtuar se: “Një miqësi që jeton në kushte të tilla është shumë më e mirë dhe më e fortë sesa një miqësi që mund të kishte qenë më herët.”

Ndërkaq, Romeo tha se të dy e kishin tepruar me mënyrën se si i ishin drejtuar njëri-tjetrit, por koha për është një ilaç për çdo paqartësi dhe kjo u ndodhi edhe atyre.

Ledioni: Historia juaj ka pasur fund të lumtur. Meriton, pse vendosët të linit pas debatet e këtyre ditëve dhe të zgjidhnit rrugën e pajtimit?

Meritoni: Është shumë më e rëndësishme shoqëria për mua sesa një lojë ku na ka marrë euforia dhe kemi gabuar me fjalët që i kemi drejtuar njëri-tjetrit. Unë reflektova me veten në momentin që Juli po më përmendëte Ilnisën dhe i kërkova që të mos e përmendëte.

E kam parë Romeon duke kërkuar të mos i përmendja Heidin dhe unë nuk jam ndalur dhe në momentin që më ndodhi mua e njëjta ndjesi, mendova se sa gabim kam bërë me ditë të tëra që në një shoqëri që e kemi prej 6 vitesh që e ruajmë i kemi drejtuar ofendime dhe fjalë të ndryshme njeri-tjetrit.

Vendosa që të lija pas gjithçka dhe të rikthehesha te miqësia jonë. Një miqësi që jeton në kushte të tilla është shumë më e mirë dhe më e fortë sesa një miqësi që mund të kishte qenë më herët. Unë jam shumë i lumtur që shpëtova miqësinë time. Kalova dhe jam duke kaluar kohë shumë të mira me Romeon dhe nuk më intereson aspak se si të tjetër janë duke përfituar nga situata, duke e konsideruar si servilizëm dhe jo paqe me njëri-tjetrin, duke e parë si lojë dhe jo ndjenjë. Duke e kthyer gjithçka jo në mesazh, por në interes.

Romeo: Shoqëria ime me Meritonin është një shoqëri që ka nisur prej kohësh. Ne kemi vite që njihemi. Nuk dua të analizojë situata, gabime kam bërë unë, gabime ka bërë Meritoni, e kemi tepruar me njëri-tjetrin, e kemi ofenduar njëri-tjetrin, kemi pasur shumë nerv me njëri-tjetrin dhe për gjëra që ndoshta jashtë sqarohen në sekondë, këtu brenda ndoshta edhe nga presioni të erren sytë dhe disa gjëra mbeten ndoshta edhe pa u sqaruar.

Megjithatë, koha për mendimin tim është një ilaç për çdo paqartësi. Kërkuam njëri-tjetrin. Një batutë, një diçka dhe ç’është e vërteta po kërkonim njëri-tjetrin që të afroheshim. Por edhe merak kishim se do të na e përdornin, dilnim jashtë dhe këndonim “shokë, shokë jena…”.

Viheshim në sklet, por tani edhe shpirti na qante që të pinim një kafe, të bënim një muhabet. Dhe ti thosha më falë, halli ishte se mos dilnim keq. Ky është problemi kur janë kamerat që monitorojnë gjithçka këtu brenda.

 

Etiketa: meritonRomeo

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Gjuha shqipe ndër më të folurat në Zvicër, pritet të rrëzoj nga froni anglishten dhe italishten

Gjuha shqipe ndër më të folurat në Zvicër, pritet të rrëzoj nga froni anglishten dhe italishten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com