GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Shoqëria minimaliste

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Unë refuzoj të konsumoj!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Ne jemi një shoqëri që funksionon sipas ritmeve minimale, askush nuk kërkon rritjen e rendimentin, të cilësisë, të performancës!

E vetmja gjë që kërkohet të jetë maksimale është fitimi, e ardhura, e bizneseve të mëdha. Aty ta masin kokën me pé. Por, edhe ata kot e kanë sepse në fakt realizojnë maksimalen e minimales! Përshembull në disa degë të ekonomisë sikurse janë ndërtimet në Tiranë, kërkohet të shfrytëzohet në maksimum sipërfaqja e terrenit të ndërtuar. Ngjiten lart ndërtesat si katastraveca me hormone! Edhe karburantet, ose ndonjë fushë tjetër!

Gjithsesi edhe bizneset do ta pësojnë sepse me klient të varfër, vështirë të kesh rendiment në investime, veç nëse siguron monopolin nga administrata!

Ata që bëjnë korrupsion, po, ata kërkojnë maksimalen. Nuk ngopen sepse ashtu është korrupsioni, o bëhet gjigand dhe me përmasa të frikshme, ose nuk bëhet dot!

Pse jemi minimalistë? Sepse mënyra si janë bërë ligjet, si funksionon qeveria, si është modeli social, nuk ka rrugë tjetër!

Sa më pak zgjedhës të paraqiten në votime aq më mirë është për forcën politike në pushtet, ciladoqoftë ajo! Pse? Sepse të pakënaqurit më mirë të rrinë në shtëpi, sesa të votojnë! Sipas ligjit edhe sikur vetëm deputeti ose kryetari i bashkisë të shkojë në votime vetëm, apo edhe me gruan, vjehrrin, vjehrën, ndonjë kushëri, kaq mjafton për t’i quajtur zgjedhjet e rregullta. Merr njëqind për qind të votave me pesë veta në votime!

Informacioni për qytetarët, kultura? Ikni o budallenj doni informacion ju, doni kulturë?

Në fund në botën tjetër do të shkoni të gjithë, dy metra dhé duhen!

Ja mjaft e keni ca lajme politike, ndonjë estradë në televizion dhe fshini buzët! Shifni fjalimet e deputetëve në Kuvend, ata si recitojnë vjersha, si fyejnë njëri tjetrin! Kaq ! Mjaft e keni! Bleni me lekë propagandën politike! Dashkeni dokumentarë, filma shqiptarë, teatër a ndonjë gjë më të lartë!

Minimumin mo, sa të dini shkrim e këndim që kur të shkoni në gjyq a në polici, a të paraqiteni për të plotësuar formularin e taksave ta dini se ku hidhet firma. Më shumë çfarë duhet?

Një shitësi në kioskë, i duhet vetëm tabela e shumëzimit, 6 X 8 = 58, kaq!

Doni informacion për cilësinë e frutave dhe perimeve, për mishin, pulën dhe sallamin, a vezën? Ikni mor fshini buzët! A nuk mjafton që preshi ka formën e preshit, por doni të dini edhe sa pesticide ka! Doni të dini nga vjen pula!!! Rrallê ndonjë vezë me grip pulash!

Minimumin! Mbushni barkun me oriz, makarona, ndonjë copë marmallatë, dhe ikni !

Buxheti i familjes? Plotëson vetëm ndonjë kafe për babin, lekët e karburantit për makinën shkatarraqe, dhe kaq. Ku ka lekë familja për të blerë romane, për bibliotekë, për të blerë kompjuter, lidhur Internet të shpejtë, paguar për ndonjë sallë sporti, a gjë pe gjëje! Nuk ju mjafton celulari vetëm për sms, dhe kaq! Mos më merr në telefon vetëm zile më bëj se e kuptoj vetë se çfarë do të thuash!

Treg fshatar? Ja mo me këto banaqet e pista, pse e doni me ujë, cezma, me korrent, me pajisje frigoriferike, me ngrohje për në dimër? Ku jemi këtu, në Tailandë?

Zilja e telefonit? Po i re një herë, dy, tre, kuptoj kuptimin. është bërë telefoni si aparat mors!

Pagat? Minimale!

Veshjet? Te Gabi! Minimale! Pse ça do ti Louis Vuiton?

Cantat? Te kontrabanda, me cmim të ulët, por me logo markash botërore! Tundu e shkundu me të!

Berberi? Futi një karre të fortë!

Gjithçka, gjithçka miniale.

Koha e lirë! Ja ndonjë kafe te lagja!

Minimale gjithçka!

Ore mos vepron akoma ligji që zbuloi Marksi mbi uljen tendenciale të vlerës të mallit punë njerëzore? Dhe nuk e dimë !

Dashke më shumë? Sapo kemi dalë nga tërmeti. Pastaj Kovidi. Tani lufta në Ukrainë!

Kaq!

Ky është kapitalizmi mo, çfarë doni?

Por ne sikur ishim nisur drejt shoqërisë së bollëkut!

Veç rrogave të deputetëve, të gjithë të tjerët me paga minimale.

Ku kanë lekë familjet e studentëve të blejnë libra?

Rekomandoju vetëm minimalen!

Minimalisht të rinj, të vjetër, ruralë, zvoglohet në minimum popullsia! Po c’i duam mo! Ndërtojmë resorte dhe fitojmë lekë me turistë!

Cilësia e mësimdhënie? Minimale mo, i ngopim me lugë të zbrazët. U marrim paratë dhe u shesim ajër!

Rrudhet gjithçka, edhe mendja!

 

Etiketa: Artan Fugakryesore2minimalisteShoqeria

Lajme të lidhura

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

09:22 - 14/11/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
Para
Aksident në Kamëz, makina përplaset me bordurat

Aksidenti në Vlorë, momenti kur gruaja shtrihet në tokë pasi u përplas nga polici (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26

Sot nis edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive në kryeqytet, ku do...

Lexo më shumë
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com