GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shoqëroi Ervis Martinajn, publikohet për herë të parë fotoja e efektivit Jeton Lami

13:38 - 27/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tronditëse/ Ervis Martinaj është vrarë, trupi i ndarë në gjashtë pjesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ora News siguron foton e ish agjentit të forcave operacionale, Jeton Lami të arrestuar pasi akuzohet se ka shoqëruar dhe eksportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj gjatë kohës që ka qenë në kërkim nga policia.

Jeton Lami u arrestua më 24 gusht 2022, me urdhër të prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe në asnjë moment, nuk ka pranuar të flasë rreth fatit të Ervis Martinaj dhe shoqërimit të tij me këtë person që kërkohet prej 4 muaj nga prokuroria e posaçme SPAK.

Lami u arrestua me vendim gjykate ndërsa aktualisht mbahet në burgun e Shënkollit.

Policia zbuloi se dy njerëzit e fundit që kanë shoqëruar Ervis Martinaj në datën 7 dhe 8 Gusht 2022, kanë qënë punonjësi i policisë Jeton Lami dhe një vajzë.

“Ora Neës” zbuloi vendin e fundit nga ku humbi çdo kontakt me familjarët dhe miqtë biznesmeni i lojrave të fatit, Ervis Martinaj.

Rreth orës 18:30 të pasdites së 8 gushtit 2022, Martinaj ka dalë nga ambjentet e një pallati që ndodhet pas një qëndre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Audi A8”.

Sipas burimeve të policisë kriminale që po heton rastin e zhdukjes së Martinaj, silueta e tij është kapur nga një kamera afër këtij lavazhi në Tiranë. Pamjet filmike të sekuestruara nga policia, tregojnë Martinajn që shfaqet duke ecur me shpejtësi, ndërsa mbante syze të errëta dielli.

Por përpara se të vinte në Tiranë, Martinaj ka qenë në Durrës në një hotel të këtij qyteti së bashku me një vajzë. Edhe në këtë hotel e ka shoqëruar Jeton Lami.

Në pyetje është marrë dhe vajza e cila ka treguar se ka qëndruar vetëm një natë nën shoqërinë e Ervis Martinaj, në një hotel në Durrës.

Zhdukja e njeriut që në Shqipëri, konsiderohet si “Mbreti i Lojrave të Fatit”, tashmë ka hyrë në spiralen e çështjeve paralele të hetuara pa rezultat nga prokuroria Shqiptare, si ajo e Enver Stafukës, Jan Prengës, Eduard Belegut, Irena Selit, Remzi Hoxhës, Kleanthi Koçit, Albano Xhaferaj, Elvis Troqes, Leonard Mehmetit, Agron Molla, Gëzim Hysaj.

Prej 18 Majit 2022, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, në dëm të Endrit Dokles,  anëtar ky i një grupimi në Durrës dhe Tiranë, që njihet si “banda e Durrësit”./Oranews.tv

Etiketa: arrestimefotoLamiMartinaj

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Shpërndahet abetarja e përbashkët/ Nxënësit në Shqipëri e Kosovë do mësojnë me të njëjtin tekst

Shpërndahet abetarja e përbashkët/ Nxënësit në Shqipëri e Kosovë do mësojnë me të njëjtin tekst

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com