GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Short i pranueshëm”, Duka: Është real objektivi për të qenë në EURO 2024

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga nevoja për fusha, te e ardhmja e Edy Rejës: Armand Duka thotë gjithçka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Menjëherë pas hedhjes së shortit të EURO 2024 nga Gjermania për “Supersport” ka folur edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Duka e ka cilësuar të pranueshëm shortin e Euro 2024 që vendosi Shqipërinë në Grupin E përkrah Polonisë, Republikës Çeke, Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

“Të gjitha skuadrat janë të mira, mund të ishte më keq. Short i pranueshëm, nëse Grupi B dhe C ishin vërtetë grupe shumë të vështira duke pasur parasysh skuadrat. Në grupin tonë janë ndeshje që mund t’i luash, padyshim që janë ekipe të forta të gjithë. Por mund ti luash e bësh çdo rezultat, është real objektivi për të qenë pjesë e EURO 2024.

E ardhmja e Rejas? Sot jemi për shortin e pastaj do të bisedojmë për vazhdimin, siç kemi biseduar gjithmonë me trajnerin për të gjithë vendimet që kemi marrë. Do të diskutojmë për të mirën e Shqipërisë dhe jo për të mirën e çdo individi qoftë Reja apo kushdo tjetër.

Nuk mund të mendosh nga shorti që jemi kualifikuar apo eliminuar, duhet të mendosh nga ekipi në fushe, si të përgatitësh ndeshjen e si të përfundosh. Kur kemi parë shortin e 2016 kemi menduar se ishte grup i pakalueshëm por rezultoi grupi më i kalueshëm në historinë e Shqipërisë. Nëse futbollistët apo do të mendojnë se ky është grup i lehtë, do të bëjnë më keq se eliminatoret paraardhëse. Duhet të mendojnë se është grup i fortë se Polonia është pjesëmarrëse në Europiane, Çekia gjithashtu, Ishujt Faroe morën rezultat me Turqinë, Moldavia është një ekip i mirë. Të gjithë janë skuadra të forta e duhet të bësh mirë që të arrish objektivin.

Konsiderojnë dy skuadrat poshtë me diferencë cilësore në krahasim me Poloninë dhe Çekinë, por po të ishin pak më të forta do të ishin pak më mirë me ne. Ata do të kërkojnë të bëjnë pikë dhe objektivi i tyre do të jetë Shqipëria dhe jo ata sipër. Ekipe më të forta do të kishte më shumë mundësi për të marrë pikë ndaj ekipeve më sipër.

Grupi me 5 është më pak impenjativ, nuk është se kam ndonjë pishman, pse nuk patëm ndonjë skuadër të 6 qoftë edhe për përfitim financiar. Ato ditë do të plotësohen me ndeshje miqësore dhe do të jemi me të njëjtin intensitet. Por nuk luhet më me të njëjtën frekuencë si zyrtare. E dëshiroja para shortit që të ishim në një grup me 5”, tha Duka.

Etiketa: Armando DukaEuro 2024shorti

Lajme të lidhura

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Para
Kurti optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi, pas “qasjes së re”

Kurti optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi, pas “qasjes së re”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26

Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me të bashkëpandehurit e kryebashkiakut të...

Lexo më shumë
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com