GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shorti i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”/ Trajneri Tedesco: Të gjithë rivalët janë të fortë, lojtarët do japin maksimumin

11:29 - 01/04/25
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Shorti i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”/ Trajneri Tedesco: Të gjithë rivalët janë të fortë, lojtarët do japin maksimumin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Kombëtares U-17, Andrea Tedesco, foli për mediat pas shortit të Kampionatit Europian, ku Shqipëria njohu kundërshtarët në Grupin A. Kuqezinjtë do të përballen me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë, ndërsa trajneri Tedesco vlerësoi nivelin e lartë të skuadrave pjesëmarrëse, duke theksuar se çdo kundërshtar në grup do të ishte një sfidë e vështirë.

Gjithashtu, ai shprehu krenarinë për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë turne dhe theksoi se ekipi do të japë maksimumin në çdo ndeshje. Trajneri i Kombëtares U-17 foli edhe për rëndësinë e identitetit të skuadrës dhe objektivat e zhvillimit të lojtarëve në këtë kompeticion elitar.

Shorti? – Folëm më parë edhe me kolegët për këtë çështje. Të gjithë rivalët në grup janë mjaft të fortë. Cilido ekip të kishte qenë kundërshtari ynë në grup, do të ishte e vështirë, sepse janë 7 skuadra të forta që vijnë nga federata që investojnë shumë te futbolli i të rinjve.

Përballja me Italinë? – Si italian që jam, do të kishte qenë diçka e bukur që të kishim përballë Italinë, por në këtë fazë ku jemi, të gjitha skuadrat janë të mëdha dhe do të kemi sfida të bukura përpara. Unë jam këtu për të përfaqësuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe mbaj një peshë përgjegjësie për ta përfaqësuar sa më mirë këtë vend, si në aspektin futbollistik, por edhe në esencën e turneut.

Kë do të dëshironit të kishit përballë nga grupi B? – Nëse duhet të zgjedh një skuadër, unë do të them Italinë. Ky është një event unik, jam i kënaqur dhe krenar që përfaqësoj Shqipërinë dhe jam i sigurt që të gjithë lojtarët do të japin maksimumin. Ata do të futen në fushë për të bërë më të mirën dhe për të përfaqësuar kombin.

Çfarë duhet të kenë parasysh lojtarët në Kampionatin Europian? – Është shumë e rëndësishme që të vlerësojnë përfaqësimin që kemi në raste të tilla. Në futbollin e të rinjve, përfaqësimi dhe mënyra si performon në fushë është ajo që vlerësohet, jo rezultati. Nuk do të jetë e vështirë për t’i motivuar lojtarët, sepse do të jenë shumë krenarë që do të futen në fushë për të përfaqësuar vendin e tyre. Duhet të kemi një lloj identiteti, në mënyrë që ata që na shikojnë nga jashtë të vërejnë rritjen e kësaj skuadre. Futbollistët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion, në vazhdim do të kenë një lloj ngritjeje profesionale dhe duhet të jenë krenarë për investimin që është bërë nga ana e Federatës.

Organika e lojtarëve në Europian? – Në këtë aspekt jam shumë i lumtur, sepse kam pasur mundësinë të kem shumë lojtarë në vëzhgim. Do të zgjedhim ata që janë më të mirët, jo vetëm për këtë kompeticion, por edhe për të ardhmen e grupmoshave të tjera pas U-17. Kur flasim për të rinjtë, është shumë e lehtë të gabosh, sepse në 6 muaj ose në një vit mund të ketë një evolucion të madh te një lojtar. Është shumë ndryshe nga ajo që mund të shikosh momentalisht. Së bashku me stafin dhe Drejtorin Teknik, do të mundohemi të bëjmë zgjedhjet e duhura për lojtarët që do të jenë edhe në të ardhmen pjesë e ekipit, por që do të jenë edhe në kushtet më të mira fizike dhe futbollistike për këtë kompeticion.

Etiketa: europianShqiperitedesco

Lajme të lidhura

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste
Sport

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste

10:42 - 23/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës
Breaking Views

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City
Breaking Views

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
Para
Studimi zbulon pse njerëzit nuk mbajnë mend kohën kur kanë qenë bebe

Studimi zbulon pse njerëzit nuk mbajnë mend kohën kur kanë qenë bebe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest
Aktualitet

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka përfunduar mbledhjen në një seancë maratonë, të mbajtur këtë të hënë, 23 shkurt, për...

Lexo më shumë
Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

14:21 - 23/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Vodhën në një qendër tregtare në Tiranë, ndalohen katër autorët

Lëvizte me pistoletë në brez te “Tregu Elektrik”, arrestohet i riu në Tiranë

13:58 - 23/02/26
Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, persona ‘të fortë’ kërcënuan dëshmitarët në emër të saj

Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, persona ‘të fortë’ kërcënuan dëshmitarët në emër të saj

13:30 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com