GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shorti i Kategorisë Superiore U-21 / Zbardhet kalendari, kampionati nis më 29 shtator

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shorti i Kategorisë Superiore U-21 / Zbardhet kalendari, kampionati nis më 29 shtator
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur sot në ambientet e Shtëpisë së Futbollit kalendari i Kategorisë Superiore U-21 për sezonin 2021-2022. Shorti është hedhur nga drejtuesi i Departamentit të Garave dhe Kompeticioneve në FSHF, Marjus Sulejmani, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion. Sezoni për ekipet 21-vjeçare do të nisë më 29 shtator dhe në këtë kampionat marrin pjesë 10 klube e më konkretisht KF Turbina, KF Partizani, FK Apolonia, KF Vllaznia, FK Kukësi, KF Laçi, FK Dinamo, KF Egnatia, KF Tirana dhe KF Bylis.

Ky është edicion i dytë i Kategorisë Superiore U-21. Sezoni i parë u përmbyll me sukses, teksa kampion për edicionin e parë u shpall KF Bylis. Ky kompeticion është një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit që vendosi vitin e kaluar të merrte këtë iniciativë dhe t’i jepte jetë këtij projekti mjaft të rëndësishëm për futbollin. Vendimi u mor në mënyrë që lojtarët e shumtë të cilët mbyllin ciklin me ekipet e moshave U-19 dhe nuk kanë hapësira momentale për të vazhduar karrierën me ekipet e të rriturve, të kenë mundësi të aktivizohen sa më shumë me ekipet e 21-vjeçarëve. Edhe për klubet që kanë shumë lojtarë që vijnë nga akademitë është një mundësi e mirë për të pasur futbollistë që aktivizohen me ekipet U-21 dhe mund të jenë të gatshëm në çdo moment për të luajtur me ekipet e të rriturve sipas parashikimeve të rregullores.

Edicioni do të nisë më datë 29 shtator me këto 5 sfida të javës së parë që luhen në orën 14:00:

KF Turbina – KF Partizani
FK Apolonia – KF Vllaznia
FK Kukësi – KF Laçi
FK Dinamo – KF Egnatia
KF Tirana – KF Bylis

Lajme të lidhura

Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…
Breaking Views

Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…

12:30 - 25/10/26
U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin
Breaking Views

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

11:10 - 25/10/26
Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos
Breaking Views

Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

10:53 - 25/10/26
Para
Bie numri i të infektuarve me COVID në Itali gjatë 24 orëve të fundit

Bie numri i të infektuarve me COVID në Itali gjatë 24 orëve të fundit

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com