GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shorti i Kupës së Botës 2026/ Shqipëria mund të përballet me Kosovën – Ja si ndahen vazot

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sfidat e Kombëtares/ Ja kur do zhvillohet stërvitja e parë e nëntorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë në vazon e tretë gjatë hedhjes së shortit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, në zonën e Europës. Kuqezinjtë do mësojnë rivalët më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës, teksa nuk përjashtohet një përballje me Serbinë (vazo e dytë), ose Kosovën (vazo 4).

Të gjitha projeksionet janë në bazë të renditjes së fundit nga FIFA, ndërsa të pakta janë gjasat që Shqipëria të ngjitet në vazon e dytë apo të bjerë në të katërtën.

Nëse shohim vazon e parë, një nga rivalët e Shqipërisë do jetë “peshë e rëndë”, ku janë emra si Franca, Anglia, Spanja, Italia, Holanda, Portugalia, Gjermania apo edhe Kroacia.

Në vazon e dytë gjendet Serbia dhe tanët mund të “peshkojnë” ballkanasait, me ndeshjen që do jetë më shumë se e tillë. Ndërkohë, nëse shmang Serbinë, Shqipëria mund të përballet në grup edhe me Kosovën e cila gjendet në vazon katër.

Risitë

Kupa e Botës 2026 do të ketë 104 ndeshje, duke përfshirë një fazë të re të raundit të 32-të, duke e bërë atë kampionatin më të gjatë në historinë e turneut. Turneu, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë do të jetë i pari në histori që do të përfshijë 48 kombëtare.

Të kualifikuarit do të ndahen në 12 grupe të përbëra nga katër skuadra dhe jo në 16 grupe me nga tre skuadra siç ishte propozuar fillimisht. Fituesit e grupeve dhe kombëtaret që përfundojnë në vendin e dytë do të kualifikohen në raundin e 1/32 si zakonisht, së bashku me tetë kombëtaret me bilancin më të mirë të rezultateve që zënë vendin e tretë.

Me 40 ndeshje më shumë që do të luhen, ky turne do të zgjatet, që nënkupton se do të zhvillohet për 38 ditë (11 qershori deri më 19 korrik 2026), në krahasim me 30 ditë që kishte Katar 2022 dhe 32 ditë që kishte Kupa e Botës Rusi 2018.

Lojtarët do të kenë dy javë për t’u përgatitur për Kupën e Botës pasi që largohen nga klubet e tyre, dyfish më shumë kohë se sa që kishin lojtarët për Botërorin në Katar.

Ndarja e vazove

FIFA ka qenë duke e konsideruar për t’i bërë grupet me nga tre skuadra, por kjo gjë nënkuptonte se një kombëtare do të kishte mbetur e vetmuar, gjë e cila do të kishte influencuar edhe rezultatet.

Kupa e Botës 2026 do të organizohet bashkërisht nga 16 qytete në tre vende të Amerikës së Veriut; Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Turneu do të jetë i pari i organizuar nga tre kombe dhe i pari Botëror në Amerikën e Veriut që nga viti 1994. Argjentina është kampione në fuqi.

Etiketa: kombetarjaKryesore1Shorti i Kupës së Botës 2026Shqiperia

Lajme të lidhura

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Para
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit, 18 Tetor 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com