GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shorti i Kupës së Botës, Shqipëria vihet përballë gjigandëve

18:28 - 20/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shorti i Kupës së Botës, Shqipëria vihet përballë gjigandëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e fazës së grupeve në Kupën e Botës së minifutbollit. Shorti i hedhur sot në qytetin Ras Al Khaimah të Emirateve të Bashkuara Arabe e ka vendosur kombëtaren kuqezi në Grupin F përballë superfuqive si Franca, Anglia dhe Sllovakia.

Shqipëria ishte pjesë e Vazos 4 në short. Kjo do të jetë pjesëmarrje historike për Shqipërinë në një kompeticionin zyrtar të Kupës së Botës në minifutboll. Një eveniment i përmasave të jashtëzakonshme, që është i vetmi i licencuar nga Autoriteti Botëror i këtij sporti, “World Minifootball Federation”. Kupa e Botës 2023, është aktiviteti më i rëndësishëm global i minifutbollit dhe do të mbahet nga data 26 tetor deri më 4 nëntor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një eveniment zyrtar, me pjesëmarrjen e 32 përfaqësueseve, ndërsa për saktësim duhet theksuar se kompeticioni i mbajtur disa javë më parë në Gjermani ishte një tentativë për të kopjuar këtë format. Në Kupën e Botës 2023, ku do të marrë pjesë Shqipëria, lojtarët që do të përfaqësojnë flamurin kuqezi do të zgjidhen nëpërmjet kritereve të qarta në bazë të meritokracisë. Stafi i kombëtares do të nisë seleksionimet me lojtarët më të mirë që luajnë brenda dhe jashtë vendit. Shqipëria vjen me objektiva të rëndësishëm në këtë Botëror, ku nuk do të mjaftohet vetëm më një kalim grupi, por synon pse jo të mbërrijë deri tek trofeu apo të pjesë e zonës së medaljeve.

Shqipëria, pas dy paraqitjeve në Kampionatin Europian në vitin 2018 në Ukrainë dhe në 2022-shin në Sllovaki ka arritur që për herë të parë të sigurojë kualifikimin për në Botëror, rezultate për të cilat ka një meritë të madhe Prestige, që është edhe skuadra më e suksesshme e minifutbollit shqiptar. Kujtojmë se Prestige është ekipi më me shumë tituj në arenën kombëtare, ndërsa regjistron gjithashtu edhe 4 pjesëmarrje në Champions, duke arritur rezultate të mëdha, me një kualifikim deri në gjysmëfinale dhe dy herë pjesë e çerekfinaleve.

Kombëtarja shqiptare do të ketë fatin për tu mbështetur te stafi dhe filozofia e Prestige. Eksperienca ndërkombëtare Prestige do të jetë një plus i madh edhe për Shqipërinë, në një kompeticion ku do të konkurrojnë elita e minifutbollit botëror./PanoramaSport

Etiketa: Kupa e Botes minifutbollShqiperia

Lajme të lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Para
“Të rrezikshme gocat”, Vllaznia dënohet nga Komisioni i Disiplinës

“Të rrezikshme gocat”, Vllaznia dënohet nga Komisioni i Disiplinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com