GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shorti/ Ja përbërja e KED për vitin 2025

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Shorti/ Ja përbërja e KED për vitin 2025
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Presidencë, u hodh këtë të hënë shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025. Kryetari i Këshillit të Emërimeve për vitin 2025 është Sokol Sadushi dhe anëtari zëvendësues Medi Bici.

Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED përkatësisht:

  1. Marjana Semini – Gjyqtar, anëtare e Gjykatës Kushtetuese;
  2. Ilir Toska – Gjyqtar, anëtar i Gjykatës Kushtetuese;
  3. Sokol Sadushi – Gjyqtar, Gjykata e Lartë;
  4. Alma Muça – Prokurore, Prokuroria e Përgjithshme;
  5. Fuat Vjerdha – Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
  6. Enkela Vlora- Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
  7. Irma Balli – Prokurore, Prokuroria e Apelit;
  8. Etjen Kapo – Prokuror, Prokuroria e Apelit;
  9. Nafie Hasko – Gjyqtare, Gjykata Administrative.

Përpos 9 anëtarëve të përzgjedhur nga hedhja e shortit gjatë kësaj të hëne (2 dhjetor), KED-ja do të funksionojë edhe me gjashtë anëtarë zëvendësues të KED përgjatë 2025-ës.

Konkretisht:

  1. Marsida Xhaferllari – Gjyqtare, Gjykata Kushtetuese;
  2. Medi Bici – Gjyqtar, Gjykata e Lartë;
  3. Thoma Jano – Prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;
  4. Elvana Çiçolli – Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
  5. Genti Xholi – Prokuror, Prokuroria e Apelit;
  6. Bezart Kaçkini – Gjyqtar, Gjykata Administrative.

Të pranishëm në proces ishin Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si edhe përfaqësues ligjorë nga EURALIUS dhe ODAPT.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial me një mandat 1 vjeçar dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.  Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. Gjykata e Lartë siguron mbështetjen e nevojshme organizative, administrative dhe financiare për realizimin e funksioneve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi. Ai  mblidhet sa herë është e nevojshme, për të kryer verifikimin e kushteve ligjore dhe për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Etiketa: KEDKryesore1

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Trajnerët përzgjedhin formacionin dhe teknikun që spikatën në javën e 15-të të Superiores

Trajnerët përzgjedhin formacionin dhe teknikun që spikatën në javën e 15-të të Superiores

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com