GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Shorti për kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria në Vazon 3, ja procedura dhe data

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shorti për kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria në Vazon 3, ja procedura dhe data
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas publikimit të renditjes së FIFA-s sot, janë konfirmuar kokat e serisë dhe procedurat për shortin paraprak të UEFA-s për Kupën e Botës FIFA 2026.

Ekipet që kanë siguruar kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s – Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia dhe Spanja – do të jenë të shoqëruara në Vazon 1 nga kombëtaret me renditjen me të mirë të UEFA-s si Anglia, Belgjika, Zvicra dhe Austria.

Skuadrat e mbetura do të vendosen në grupet nga 2 deri në 5 sipas renditjes FIFA-s. Me fitoren e Sllovakisë ndaj Estonisë dhe të Republikës Çeke ndaj Gjeorgjisë, secila nga këto skuadra siguron një vend në Vazon 2.

Sipas procedurës, hedhja e shortit do të fillojë me Vazon 1 dhe do të vazhdojë me Vazon 2 deri në Vazon 5. Çdo vazo do të zbrazet plotësisht para se shorti të kalojë në tjetrën.

Në përgjithësi, dhe për çdo vazo, skuadrat e nxjerra do të vendosen në rend të rritës nga Grupi A në Grupin L.

Skuadrat do të shortohen më 13 dhjetor 2024 në Zyrih, në dymbëdhjetë grupe prej katër dhe pesë skuadrash, ku çdo komb do të përballet me skuadrat e tjera të grupit të tij si në shtëpi, ashtu edhe në transfertë.

Skuadrat që do të shortohen në grupe prej pesë skuadrash  do të nisin kualifikimet në mars, ndërsa ato në grupe prej katër ekipesh, në shtator. Të gjitha grupet do të përfundojnë në nëntor 2025.

Vazoja e parë – Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka dhe Austria.

Vazoja e dytë – Ukraina, Suedia, Turqia, Uells, Hungaria, Serbia, Polonia, Rumania, Greqia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Norvegjia.

Vazoja e tretë – Skocia, Sllovenia, Irlanda e Veriut, Shqipëria, Maqedoni e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Izraeli.

Vazoja e katërt – Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kosova, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia dhe Lituania.

Vazoja e pestë – Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.

Etiketa: Botërori 2026

Lajme të lidhura

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Para
‘Greqia do zgjerohet në 12 milje’/ Berisha zbulon marrëveshjen e Ramës me Greqinë

‘Greqia do zgjerohet në 12 milje’/ Berisha zbulon marrëveshjen e Ramës me Greqinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com