GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Show i Ramës në Athinë/ Kryebashkiakët, rol “patronazhisti” për të mbledhur njerëz

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Show i Ramës në Athinë/ Kryebashkiakët, rol “patronazhisti” për të mbledhur njerëz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim “pompoz” në Athinë, me ata që u tha se ishin emigrant shqiptarë që u mblodhën për të dëgjuar fjalimin e gjatë të kreut të Partisë Socialiste.

Në këtë aktivitet, Rama u shoqërua nga “shejtan-budallenj”, ndaj disa kryebashkiakë, të cilët duket se kanë luajtur rolin e “patronazhistëve” për të siguruar pjesëmarrjen në aktivitet.

Përse janë “shejtan-budallenj”? Sepse, në tentativë për t’i treguar liderit të tyre politik se janë angazhuar në mbledhjen e njerëzve, kanë postuar foto nga Athina, ku shfaqen me grupe njerëzish, të cilët, me shumë mundësi janë “të patronazhuarit” e tyre.

Foto në rrjete sociale nga Athina kanë publikuar kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, gaztori Erion Isai që drejton bashkinë e Kolonjës, Flamur Golemi që drejton Bashkinë e Gjirokastrës apo edhe Majlinda Bufi e Roskovecit. Shumë zyrtarë të tjerë, nga bashkia Tiranë, Durrës e njësi të tjera të qeverisjes qendrore e vendore ishin shoqërues të Edi Ramës në takimin me “emigrantët shqiptarë”.

Burime mediatike deklaruan se nga Shqipëria janë nisur rrethj 50 autobusë me qytetarë shqiptarë për të bërë dekorin e takimit “festiv” të Ramës në Athinë. Shumë të tjerë kanë kaluar me automjete apo furgona, siç tregonin pamjet e publikuara, kryesisht në media sociale.

Rama u shfaq në kryeqytetin grek në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, por ai përdori benefitet e kryeministrit. Ai mbërriti në Athinë me avionin “Air Albania”, i cili është nënkontraktuar nga qeveria me një kontratë sekrete për aktivitetet e tij si kryeministër.

Gjithashtu, takimi në Athinë u tha se kishte si qëllim që maxhoranca të njihej me problematikat e emigantëve shqiptarë në Greqi.

Por, i gjithë aktiviteti ishte vetëm fjala e Ramës, i cili u hoq si një “lider global” që po “sfidonte fqinjët problematikë grekë” nga kryeqendra e tyre, Athinë.

Në fakt, takimi i Athinës rezultoi që ishte thjesht një aktiv lokal i Partisë Socialiste, me “kusurin” e kryebashkiakëve dhe drejtorëve qeveritarë që të luanin rolin e “patronazhistëve” dhe të shpenzonin ca kohë, energji, por pse jo edhe para, për të dërguar njerëz nga Shqipëria drejt Athinës./ Boldnews.al

 

Etiketa: Edi Ramapatronazhiste

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
“Gabimi i Mirelës-ministre”, ja çfarë fsheh tenderi 200 mijë euro për Monumentet Natyrore

“Gabimi i Mirelës-ministre”, ja çfarë fsheh tenderi 200 mijë euro për Monumentet Natyrore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com