GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpallen fajtorë dy shqiptarë, ekzekutuan bashkëatdhetarin

14:49 - 14/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpallen fajtorë dy shqiptarë, ekzekutuan bashkëatdhetarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shqiptarë janë shpallur fajtorë për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Armend Xhika.

22-vjeçari ndërroi jetë nga plagët me thikë gjatë një konflikti në Earl Marshal Road, Burngreave, Sheffield të Anglisë më 13 maj të vitit 2021.

Pas një gjyqi katër javor, juristët diskutuan për 18 orë dhe shpallën fajtor për vrasje nga pakujdesia Marsid Senian, 25 vjeç dhe Mentor Selmanin, 28 vjeç.

Gjatë gjyqit në Sheffield Crown Court, juristët dëgjuan se si një grup burrash, përfshirë Senian dhe Selmanin, takuan Armendin dhe tre miqtë e tij.

Takimi u organizua pas një aksidenti të vogël automobilistik më herët atë ditë, për të cilin Armendi u fajësua.

Pamjet e kamerave të treguara gjatë seancës tregojnë Armendin e plagosur bashkë me tre shokët e tij. 22-vjeçarin e dërgoi një shok i tij në shtëpi dhe më pas ia ndërroi jetë në mënyrë tragjike.

Sipas dëshmive në seancë, ai kishte pësuar një plagë të thellë 10 cm me thikë në gjoks. Tehu i kishte prekur zemrën, ndërsa kishte marrë edhe katër plagë me thikë në qafë dhe trup.

Selmani ishte kapur nga kamerat duke mbajtur një thikë. Të dy shqiptarët akuzohen në përfshirje edhe në sulme të tjera.

Oficeri i lartë hetues, inspektori i detektivit Simon Cartëright në policinë e Yorkshire-it të Jugut tha: Armendi humbi jetën për dëmtimin e një automjeti. Ai nuk do të kishte vdekur nëse personat e përfshirë në vdekjen e tij nuk do të kishin për qëllim t’i shkaktonin dëm.

Sipas medias së huaj, në kërkim është Eljaso Cala, 28 vjeç dhe Mateo Çela në lidhje me vdekjen e Armendit.

Etiketa: bashkeatdhetarShqiptarevrane

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Para
Mund të pësoni atak kardiak/ Binjaket i zbulojnë të gjitha (FOTO +18)

Mund të pësoni atak kardiak/ Binjaket i zbulojnë të gjitha (FOTO +18)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26

Alarmi i Bashkimit Europian për largimin e menjëhershëm nga tregu të qumështit Aptamil, i cili ka rezultuar i kontaminuar me...

Lexo më shumë
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com