GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shpallet faza detyruese e testimit të tregut nga AP

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpallet faza detyruese e testimit të tregut nga AP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Faza detyruese hapet pas miratimit të Projekt Propozimit të TAP, Operatorit Italian të Transmetimit Snam Rete Gas (SRG) dhe Operatorit Grek të Transmetimit DESFA, nga autoritetet rregullatore kombëtare të Greqisë, Shqipërisë dhe të Italisë, në maj, 2021.

Baar Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG sot shpall fazën detyruese të testimit të tregut të tij, me një fazë informuese, e cila siguron dy muaj kohë deri në dorëzimin e ofertave aktuale, në 17 korrik, 221.

Faza detyruese hapet pas miratimit të Projekt Propozimit të TAP, Operatorit Italian të Transmetimit Snam Rete Gas (SRG) dhe Operatorit Grek të Transmetimit DESFA, nga autoritetet rregullatore kombëtare të Greqisë, Shqipërisë dhe të Italisë, në maj, 2021.

Dokumentet e fazës detyruese, përfshirë Propozimin e Projektit, Njoftimin e Përbashkët të TAP, SRG dhe DESFA, Njoftimin e Fazës Detyruese të TAP dhe dokumentacionin mbështetës dhe format përkatëse, janë në dispozicion këtu. Grupet e interesit dhe palët e interesuara mund të paraqesin oferta në [email protected] midis datave 17 korrik dhe 20 korrik 2021.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it, tha: Pas katër muaj e gjysmë nga fillimi i kalimit së gazit përmes TAP, ne transportuam më shumë se 2 miliardë metra kub gaz dhe siguruam sistem transporti të sigurt dhe të besueshëm për  transportuesit tanë. Mundësia për të zgjeruar kapacitetin e TAP në faza, në përputhje me kërkesën dhe ofertën përkatëse, është një mundësi e rëndësishme, veçanërisht për vendet në rajonin e Evropës Juglindore, e cila mund t’iu krijojë atyre mundësinë të arrijnë objektivat e tyre të dekarbonizimit.

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi: “TAP ofron aktualisht tre skenarë zgjerimi: një zgjerim të kufizuar (rreth 14,4 bcm/a), një zgjerim të pjesshëm (përafërsisht 17.1 bcm/a) dhe një zgjerim të plotë (rreth 20bcm/a). Përmes procesit të hapur, transparent dhe jo-diskriminues të testimit të tregut, TAP ofron kapacitet me drejtimin përpara afatgjatë të qëndrueshëm në treg dhe ne presim me padurim të marrim oferta gjatë periudhës së verës.”

Testimi i tregut është procesi i rregulluar përmes të cilit transportuesit mund të kenë akses në kapacitet të ri, afatgjatë në TAP, duke mundësuar kështu zgjerimin e kapacitetit të TAP deri në 20 bcm/a.

Në përputhje me rregullat dhe procedurat e specifikuara në Udhëzimet për Testin e Tregut 2019 të Gazsjellësit Trans Adriatik, të miratuar nga autoritetet rregullatore kombëtare të Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, testimi i tregut kryhet në dy faza kryesore:

Një fazë jo detyruese, e cila filloi në 1 korrik 2019, tashmë e përfunduar, e vijuar nga një faze detyruese, e cila fillon në 17 maj 2021.

Faza detyruese e Testimit të Tregut 2019, është strukturuar si në vijim:

17 maj 2021 – hapja/ ҫelja e fazës informuese, gjatë së cilës ҫdo palë e interesuar mund të njihet me dokumentacionin e publikuar dhe të veprojë në përputhje me kërkesat e nevojshme për pjesëmarrjen në fazën detyruese të ofertimit. 17 korrik 2021 – hapja/ҫelja e fazës detyruese, gjatë së cilës mund të paraqiten ofertat dhe çdo kapacitet mund të alokohet, pas një testi pozitiv të qëndrueshmërisë ekonomike.

Detajet në lidhje me nivelet e ofertës dhe rregullat tregtare të zbatueshme për fazën detyruese janë të përfshira në Propozimin e Projektit, të disponueshëm këtu.

Informacione të mëtejshme mbi pjesëmarrjen në fazën detyruese janë në dispozicion në Njoftimin e Përbashkët të TAP, SRG dhe DESFA, në Njoftimin specifik të Fazës Detyruese të TAP dhe në dokumentacionin mbështetës, të disponueshëm këtu.

Për më shumë detaje dhe procedurën që duhet të ndiqni për dorëzimin e ofertave në pikën e interkonjeksionit (IP) Nea Mesimvria, ju lutemi konsultoni faqen e internetit të DESFA (link), ndërsa për IP Melendugno, ju lutemi konsultoni në faqen e internetit të Snam Rete Gas (link).

Etiketa: dokumentaekonomiLuca SchieppatinjoftimTAP

Lajme të lidhura

Pacolli padit zyrtarisht Ramën në Arbitrazh: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Breaking Views

Pacolli padit zyrtarisht Ramën në Arbitrazh: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit

15:08 - 13/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Para
Veliaj takon Matthew Palmer: Bashkëpunim me kryebashkiakët e SHBA-ve për “Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”

Veliaj takon Matthew Palmer: Bashkëpunim me kryebashkiakët e SHBA-ve për “Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”

TË FUNDIT

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26

Sot shënohet dita e 106 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më...

Lexo më shumë
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com