GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Shpallet fituesja e “Grande Fratello”, Heidi ‘zhduket’ nga klipet

11:17 - 26/03/24
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpallet fituesja e “Grande Fratello”, Heidi ‘zhduket’ nga klipet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Perla Vatiero është shpallur fituese e këtij edicioni të Grande Fratello në Itali, i cili zgjati për afro 200 ditë, dhe u përmbyll mbrëmjen e djeshme. Finalja u dominua kryesisht nga vajzat, ku në vendit e dytë u rendit Beatrice, ndërsa Letizia zuri vendin e tretë.

Massimiliano Varrese, një personazh shumë i komentuar edhe në Shqipëri, për shkak të historisë së tij me Heidi Bacin, u rendit i katërti.

Ajo që ra në sy ishte fakti se produksioni nuk e kishte përfshirë Heidin në asnjë klip të të gjithë rrugëtimit të konkurrentëve.

Kjo është parë si hakmarrje për pjesëmarrjen e saj në BBV, vetëm pak muaj pasi la GF, me hyrjen e të atit të saj brenda shtëpisë.

Sa i takon fitueses, vetë Perla u shpreh e suprizuar nga fitoja, duke marrë më shumë se 50% të votave të publikut në përballjen e saj finale me Beatrice.

26-vjeçarja kishte marrë pjesë më herët dhe në Ishullin e të famshmëve, ku i dashuri i saj, Mirko Brunetti e kishte lënë për një vajzë tjetër, e cila ishte gjithashtu konkrente në program.

E lindur në Angri (Salerno) më 28 dhjetor 1997, Perla Vatiero është 26 vjeç. Pas studimeve dhe diplomimit në Shkenca Sportive, ajo u transferua në Rieti për të jetuar me ish të dashurin e saj Mirko Brunetti.

Këtu ajo arriti të përmbushë qëllimin që i kishte vënë vetes, duke themeluar markën e saj të veshjeve, Perlystas, ku ajo është CEO dhe gjithashtu imazhi i kompanisë dhe reklamave. Në vitin 2023 ajo mori pjesë në “Ishullin e të famshmëve” së bashku me të dashurin e saj. Megjithatë, gjatë programit, pas pesë vitesh lidhje Mirko largohet nga Perla dhe nis një romancë me të dashurën e tij të re Greta Rossetti.

Pasi hyri në shtëpinë e Big Brother në Nëntor, Perla Vatiero nuk ishte ndër konkurrentet që kanë nisur nga dita e parë këtë reality show.

Sigurisht që në këtë program, një vend të theksuar në rrëfimin e saj, do të zinte dhe ndarja nga ish-i dashuri, po ashtu personazh televizi.

“E doja shumë plakun Mirko, ndoshta edhe më shumë se veten. Megjithatë, deri më sot, nuk mendoj se ai është personi i duhur për mua, sepse kam parë aspekte të karakterit të tij që nuk më pëlqyen dhe që do të më frikësonin shumë për të ardhmen”, ka thënë Perla teksa ka folur për romancën e saj.

Megjithatë, edhe pse emri i saj nuk ka qenë në listën e personave më konfliktualë brenda shtëpisë, ajo ka arritur që të rrëmbejë mbështetjen e pjesës më të madhe të publikut italian.

Lajme të lidhura

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Para
EMRAT/ Me 9 kallashnikovë dhe pushkë në makinë, arrestohen 5 persona

EMRAT/ Me 9 kallashnikovë dhe pushkë në makinë, arrestohen 5 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com