GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shpartallim i procesit zgjedhor”/ Topalli akuza për manipulim masiv në votat e ardhura nga diaspora e Greqisë

13:25 - 17/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD denoncon parregullsi në votimin nga diaspora në Greqi, Topalli: Ndaloni dorëzimin e zarfeve dorazi, rrezik për krim elektoral
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, në një deklaratë për media ka komentuar ashpër procesin e votimit të emigrantëve në Greqi, duke e cilësuar si rastin më flagrant të shkeljes së çdo norme dhe standardi të parashikuar në Kodin Zgjedhor.

Topalli shprehet se rezultatet që po vijnë nga kutitë e votimit për qarqet si Fier, Berat e Durrës tregojnë për një fenomen të përsëritur, ku PS arrin deri në 85-90% të votave, një përqindje që ajo e quan të papranueshme dhe të pamundur në një vend demokratik.

Sipas saj, procesi ka qenë i pakontrolluar dhe kontraktorët e DHL – që sipas marrëveshjes me KQZ duhet të ishin të pavarur – janë koopetuar nga strukturat e pushtetit në Greqi.

opalli ngriti dyshime se në qytete si Athina, Selaniku dhe Kreta, shpërndarja e zarfeve është bërë nga vetë partia në pushtet, duke e kthyer rezultatin final në një farsë që, sipas saj, i shkon për shtat më shumë Koresë së Veriut sesa një vendi demokratik si Shqipëria.

“Ky është rasti më flagrant i thyerjes së çdo norme dhe çdo standardi të procesit të votimit të shkruar në Kodin Zgjedhor. Mesa shihet, rezultatet shkojnë deri në 85% për PS në Fier, mund të shkojnë në Berat, e njëjta fenomen është në të gjitha qarqet, Durrës etj. Është një proces që siç e kemi thënë, i pakontrolluar dhe kontraktorët e DHL që është në kundërshtim me marrëveshjen që është bërë midis tyre dhe KQZ, mesa duket janë kooptuar nga strukturat e pushtetit në Greqi. Këtë e kemi kuptuar me logjikë që ditë më parë dhe në mënyrë të veçantë në Athinë, Selanik e Kretë postën e ka bërë partia në pushtet.

Në këto kushte, procesi i marrjes së zarfeve nuk është bërë nga DHL por nga njerëz të tjerë dhe rezultati që kemi sot është larg reales. PS mund të fitonte sot, mund të shtonte vota, por rezultat 90% unë personalisht besoj se kjo gjë në 2025 mund të ndodhte në Korenë e Veriut, por për shkak të ndryshimit të sistemit ka ndodhur dhe në Shqipërinë tonë të dashur, dhe ky është një shpartallim i procesit zgjedhor”, tha Topalli.

Etiketa: Jozefina TopalliTopalli

Lajme të lidhura

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Champions League/ Barcelona një hap larg gjysmëfinales, Aston Vila kërkon të suprizojë PSG

Chelsea mposht United, vazhdon luftën për Champions

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës
Breaking Views

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26

Një situatë dramatike me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare është krijuar në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës” në...

Lexo më shumë
Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

17:34 - 22/02/26
Tirana fundoset poshtë, bardheblutë munden nga Teuta me një gol në fund

Tirana fundoset poshtë, bardheblutë munden nga Teuta me një gol në fund

17:22 - 22/02/26
I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

15:30 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com