GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shpejt, shpejt, kape, kape”/ Dalin pamjet e arrestimit të Flodian Plakut në Vlorë

11:39 - 04/08/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
“Shpejt, shpejt, kape, kape”/ Dalin pamjet e arrestimit të Flodian Plakut në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e arrestimit të të shumëkërkuarit Flodian Plaku.

Në pamje, duken policët të armatosur deri në “dhëmbë”, teksa eprori jep edhe urdhrat përkatës. Në makinën ku qëndrojnë policët, dëgjohen edhe urdhrat përkatës “shpejt, shpejt, shpejt”.

Pas disa lëvizjeve të policisë pranë një hoteli në Vlorë, Flodian Plaku vihet në pranga.

Ai dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë, i angazhuar për eliminimin e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.

Njoftimi i policisë:

 

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Elidon Çela, mbi rezultatet e operacionit policor “ETERNA”, si dhe për rezultatet e punës hetimore dhe policore të ditëve të fundit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të kryera më parë, në qarkun Vlorë.

Jam sot këtu, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit, Shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me efektivë të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, për të ndarë me ju dhe nëpermjet jush, me qytetarët, rezultatet e një pune hetimore proaktive  të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me prokuroritë e Vlorës dhe të Tiranës, me qëllim zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në Vlorë, si dhe identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtyre ngjarjeve, të cilët përbëjnë një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë publike.

Si rezultat i angazhimit profesional të strukturave hetimore dhe operacionale, ditët e fundit, në Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i vrasjes se shtetasit Renato Hoxha,  ndodhur më datë 27.04.2025. Konretisht, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e njërit prej autorëve, si dhe pasditen e djshme, gjatë një operacioni të mirorganizuar dhe të një niveli të lartë rrezikshmërie për punonjësit e Policisë, u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi në kërkim, i cili në momentin e kapjes ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole gati për qitje. Konkretisht:

Më datë 03.08.2025, pas një pune të mirorganizuar dhe veprimesh të koordinuara mes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Tiranës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ETERNA”, me qëllim kapjen e një shtetasi në kërkim për vrasje, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave që e ndihmonin dhe e strehonin.

Operacioni u zhvillua në ambientet e një hoteli në Orikum, ku u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

  • Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin penal nr. 1885, datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ky shtetas akuzohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, më datë 15.03.2024, i cili u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e viktimës, me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Flodian Plaku, si dhe në ambientet ku qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan:

  • Një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe 17 fishekë;
  • 25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal;
  • 7 celularë.

Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjatë hetimeve të thelluara mbi këtë rast, u evidentua se shtetasit A. L, 36 vjeç, banues ne Vlorë, A. D, 31 vjeç banues ne Vlore dhe L. D, 57 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e shtetasit në kërkim Flodian Plaku. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën  penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë, në vazhdën e punës hetimore për dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, vetëm tre ditë më parë, më datë 01.08.2025, strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Në Gjurmë”, me objekt kapjen e shtetasit Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë, në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër ekzekutimi i vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e shtetasit Renato Hoxhaj, ndodhur më 27.04.2025, rreth orës 06:20, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. Viktima u qëllua me armë zjarri, me katër plumba në trup dhe kokë, duke humbur jetën në vend.

Lidhur me këtë ngjarje, falë hetimeve të thelluara dhe analizës së provave të gjetura në vendngjarje, u dokumentua se vrasja ishte e planifikuar dhe e kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë. Si rezultat, janë ndërmarrë këto masa:

* Në muajin prill, u ndalua me iniciativë shtetasi E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”;

* U shpallën në kërkim shtetasi i huaj, me kombësi rumune, D. C., 53 vjeç, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Për këtë shtetas është lëshuar urdher arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

* Në hetim për këtë vrasje është edhe një shtetas tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.

Ndërkohë, janë duke vazhdur me intensitet hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje kriminale në Vlorë dhe në Sarandë. Përfitoj nga rasti të bëj me dije se në Sarandë po vijojnë hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale dhe së shpejti do të kemi rezultate konkrete për kapjen e autorëve.

Të dy operacionet “Eterna” dhe “Në Gjurmë” janë dëshmi e qartë e vendosmërisë së strukturave tona për të zbardhur dhe dokumentuar në mënyrë të plotë krimet më të rënda që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për të vijuar pa ndërprerje hetimet dhe operacionet për kapjen e çdo personi në kërkim dhe për goditjen e çdo strukture që mbështet aktivitetet kriminale.

Ftoj qytetarët e qarkut Vlorë dhe më gjerë që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë, duke raportuar çdo informacion me vlerë, sepse së bashku ndërtojmë një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë.

 

Etiketa: Kryesore1operacioniVlore

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com