GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpejtësi skëterrë, parakalime të rrezikshme me autobus dhe alkool, gjobiten mijëra shoferë, 9 në pranga

13:45 - 02/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpejtësi skëterrë, parakalime të rrezikshme me autobus dhe alkool, gjobiten mijëra shoferë, 9 në pranga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugët e vendit me radarë, dronë, ragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, për të parandaluar aksidentet.

Gjatë 24 orëve të fundit, Rrugorët kanë arrestuar 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë pezulluar 79 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1905 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Njoftimi i policisë:

Siguria rrugore, një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit/Policia Rrugore ? me radarë?, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

?Janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1905 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë kontrolleve parandaluese nga Policia Rrugore e Tiranës, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë 12 orëve të fundit janë prangosur edhe 4 drejtues mjetesh, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Drejtuesit e mjeteve të arrestuar në flagrancë janë konstatuar në shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor dhe me qellim evitimin e sanksionit administrativ, iu kanë ofruar vlera monetare të ndryshme agjenteve verifikues.
Janë arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Tiranës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, shtetasit B. K., 20 vjeç, shtetasi S. Ll., 49 vjeç, shtetasi A. R., 46 vjeç dhe A. Sh, 20 vjeç, pasi gjatë kontrolleve parandaluese të kryera nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, iu kanë ofruar para punonjësve të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera, konkretisht për shkelje të semaforit, për qarkullim në korsinë e dedikuar dhe për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit.

Gjithashtu, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale dhe verifikimet e kryera nga ana e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë 50.000 dhe 1000.000 lekë të rinj, dy drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, konkretisht:

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi M. C., nga Durrësi, filmonte veten duke kryer manovra të rrezikshme pranë kryqëzimeve dhe duke kaluar shpejtësinë gati dyfish mbi normën e lejuar në qendrat e banuara. Është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Durrësit me masë administrative 50.000 lekë të rinj.

Në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, drejtuesi i një autobusi të linjës Prishtinë-Tiranë është futur në parakalim të gabuar, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve të autobusit dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës. Bazuar në pamjet filmike, autobusi është ndaluar mëngjesin e sotëm nga Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë. Në momentin e ndalimit është konstatuar se drejtuesi i autobusit, shtetasi H. B. nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe drejtonte autobusin pa lejen përkatëse të drejtimit. Nga verifikimi i tahografit rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin me shpejtësi mbi normën e lejuar. Shtetasi H. B. është ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë të rinj.

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion? të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

Etiketa: gjobashofereshpejtesi

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Situatë alarmante nga zjarret në fshatrat e Memaliajt, digjen rreth 50 ha tokë

Situatë alarmante nga zjarret në fshatrat e Memaliajt, digjen rreth 50 ha tokë

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com