GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shpenzimet buxhetore për frymë, Shqipëria dhjetëra herë më të vogël se mesatarja e vendeve evropiane

12:35 - 09/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpenzimet buxhetore për frymë, Shqipëria dhjetëra herë më të vogël se mesatarja e vendeve evropiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Open Data Albania ka bërë një hulumtim mbi ndarjen e parave publike sipas Funksioneve në Buxhetin e Shtetit duke krahasuar shpenzime për frymë në vende të Bashkimit Europian dhe rajoni. Kjo tregon vëmendje të Qeverive ndaj funksioneve dhe sektorëve të ndryshëm e po njësoj edhe standarde qeveritare për të shpenzuar për këto funksione. Të dhënat janë të bazuara nga Eurostat për vendet e BE-së. Funksionet Qeveritare ose Funksione Buxhetore synojnë të garantojnë ofrimin e shërbimeve si: kujdesi shëndetësor, arsimi dhe drejtësia, ruajtjen e rendit publik, sigurinë etj.

Shtetet janë të kushtëzuar në shpërndarjen dhe përcaktimin e Shpenzimeve pasi mundësitë e tyre varen drejtpërdrejt me niveli ekonomik, prodhimi i brendshëm bruto, informaliteti, eficensa e vjeljes së të ardhurave publike, nivelin e borxhit apo deficitit buxhetor. Në finale krahasimi i shpenzimeve publike për frymë sipas Funksioneve tregon mbi nivelin dhe standardin ekonomik të individëve shtetas apo rezident të vendeve të ndryshme.

Në vendet EU mesatarja e shpenzimeve publike për Frymë sipas funksioneve, është total 12 684 Euro. Në Shqipëri shteti harxhon për frymë nëntë herë më pak dhe vetëm 1 407 Euro në Shpenzime Buxhetore. Pra ajo çka shteti shpenzon për frymë, për të ofruar Ndihmë apo Pensione; Arsimim; Shëndetësi; Rend dhe Siguri; Investime Publike; Kosto për Shërbim Administrate deri edhe kosto për funksione si Kultura; Argëtimi apo Mbrojtja e Mjedisit në vend, është nëntë herë më pak se ajo çka ofrojnë në mesataren e tyre vendet e Bashkimit Europian.

Në këtë shpenzim për frymë llogariten kosto për Mbrojtje Sociale; Shëndetësi Publike; Arsim Publik; Pagesa Borxhi dhe Çështje Ekonomike; Pagesa për Mbrojtjen (ushtria); Rendin dhe Sigurinë Publike, Strehimin dhe Komoditetet; Arkëtimi dhe Kultura deri edhe mbrojtja e mjedisit apo shkenca.  Të dhënat janë marrë nga EUROSTAT dhe referohen për vitin 2019.

 

 

Për Mbrojtjen Sociale Sektori që garanton standard për njerëzit në nevojë apo grupet që kërkojnë mbështetje të veçantë e ku futen edhe pensione të pleqërisë apo të paaftësisë, Vendet EU në mesataren e  tyre kanë shpenzime buxhetore për frymë në vlerën 5 256 Euro. Ndërsa në Shqipëri shteti shpenzon 11.56 herë më pak ose 455 Euro. Po njësoj në raport 13 herë më të ulët qëndron financimi që shteti ynë bën për sektorin Shëndetësi. Arsimi gjithashtu ka një raport 8 herë më pak në Shqipëri kundrejt vendeve EU.

Në nivele të ngjashme me Shqipërinë është edhe Kosova, e cila ka gjithashtu një nivel  të ulët të shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve për frymë.

 

 

Jo vetëm në vlerë nominale por edhe si raport Shpenzim për Funksione Buxhetore kundrejt Produktit të Brendshëm Bruto, Shqipëria ka një pozicion inferior. Psh vendet Europiane shpenzojnë për funksione publike rreth 46.6% të Vlerës Prodhim i Brendshëm Bruto. Shqipëria vetëm 29.3 %.

 

 

Nga analiza krahasuese e shpenzimeve funksionale në raport të PBB-së, në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian për vitin 2019, rezulton që Mbrojtja sociale është funksioni më mbështetje më të lartë buxhetore megjithëse me ndryshim relativisht të lartë, në Shqipëri rreth 9.3% të PBB-së ndërsa në BE rreth 19.3% e PBB-së.  Shpenzimet vjetore për banorë në Shqipëri rezultonin 455 ndërsa në BE 5 256 euro.

Funksioni i dytë me peshën më të lartë të shpenzimeve në BE është Shëndetësia me 7% të PBB-së, ndërsa në Shqipëri shpenzimet për Shëndetësi janë rreth 3% e PBB-së, duke u renditur si funksion i katërt pas funksionit Shërbime të përgjithshme Publike me 5% dhe Arsimit me 3.3%.

Një funksion tjetër që shfaq divergjencë të mbështetjes buxhetore në Shqipëri në krahasim me BE është Strehim dhe komoditete, ku shpenzimet në Shqipëri rezultojnë 2.2% të PBB-së ose 105 euro për banorë, ndërsa në BE ka peshën më të ulët rreth 0.6% e PBB-së ose 158 euro për banorë.

Në Shqipëri funksioni me mbështetjen më të ulët është Mbrojtja e Mjedisit, ku shpenzimet në 2019 rezultuan më pak se 0.2% e PBB-së ose 9 euro për banorë, ndërsa në BE rezulton funksioni i parafundit me mbështetje 0.8% të  PBB-së ose 214 euro për banorë. Funksioni me peshë më të ulët në PBB në BE është Strehim dhe Komoditete.

 

 

Etiketa: buxhetoreevropianekryesore2mesatarjashpenzimetShqiperiavendet

Lajme të lidhura

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK
Breaking Views

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

09:00 - 20/04/26
Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave
Breaking Views

Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

22:11 - 15/04/26
Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE
Breaking Views

Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE

16:21 - 12/04/26
Para
Rinis seanca ndaj Metës në Kushtetuese, Kuvendi sjell në Gjykatë një tjetër përfaqësues

Kuvendi i PS, Meta njofton konferencë urgjente për shtyp

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com