GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Shpenzimet në zgjedhjet 2023, KQZ kërkon “gjobitjen” e PS dhe PD

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpenzimet në zgjedhjet 2023, KQZ kërkon “gjobitjen” e PS dhe PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partitë politike por edhe kandidatët e tyre vijojnë të mos zbatojnë Kodin Zgjedhor kur vjen puna te shpenzimet elektorale. Edhe auditimi i parave të hedhura gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2023 nxori në pah se mbi 90% e subjekteve garuese kanë probleme me deklarimet e tyre. Për këto, KQZ ka kërkuar nga KAS vendosjen e gjobave, që shkojnë në disa miliona lekë.

Auditimi i shpenzimeve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore për vendoret e 2023 nxjerr sërish me probleme partitë politike. Me propozim të kreut Ilirjan Celibashi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një projektvendim të posaçëm ku kërkon gjobitjen e pothuajse të gjithë garuesve në zgjedhje, ku gjoba më e rëndë shkon për të mëdhenjtë, Socialistët e Demokratët.

Konkretisht për Partisë Socialiste KQZ propozon një sanksion administrativ për refuzim bashkëpunimi me auditët e KQZ-së, gjobë e cila shkon deri në 3 milionë lekë. Por krahas subjektit, KQZ kërkon që të gjobiten edhe 9 kandidatë për kryetar bashkie të cilët kishin pranuar si dhurata elektorale sende apo shuma monetare mbi vlerën e lejuar 50 mijë lekë.

Rasti i Partisë Demokratike, transmeton A2, është më i ndërlikuar pasi Sali Berisha do të duhet të paguajë gjobën për veprime gjatë një periudhe kohore në të cilën nuk e ka pas drejtuar subjektin, teksa përgjegjës ishin njerëzit e Lulzim Bashës. Konkretisht edhe për PD-në, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozon dy gjoba të cilat së bashku shkojnë në vlerën e 4 milionë lekëve.

Ilir Meta pritet të ndëshkohet me 1 milionë lekë për dërgimin me vonesë të raportit financiar, ndërsa 32 gjoba të tjera janë për kandidatët për kryetar Bashkie të Partisë së Lirisë ku shumica janë të Berishës, pasi në mungesë të një logo partie asokohe, i kandidoi në emrin e partisë aleate. Këto kandidatë sipas KQZ-së kanë marrë dhurata përtej kufirit që përcakton ligji.

Tashmë këto propozime të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve do t’i marrë në shqyrtim Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, që do të vendosë se sa do të gjobiten qoftë partitë, ashtu edhe kandidatët.

gijotina.com/

Etiketa: KQZ

Lajme të lidhura

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Aktualitet

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

08:17 - 20/10/26
Para
Alarmi i Policisë: Kujdes nga këto SMS në Whatsapp, mos i hapni…

Alarmi i Policisë: Kujdes nga këto SMS në Whatsapp, mos i hapni...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj organizatorëve dhe grupeve që sipas tij qëndrojnë pas protestave të fundit në vend,...

Lexo më shumë
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

08:17 - 20/10/26
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com