GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korrupsioni me fondet e BE, agjencia e Ilir Beqaj duhet të monitoronte shpenzimin e tyre në Shqipëri

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Korrupsioni me fondet e BE, agjencia e Ilir Beqaj duhet të monitoronte shpenzimin e tyre në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lajmi se Komisioni Europian ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre, po bën xhiron e mediave në vendin tonë.

Më datë 14 Korrik, në protokollin e disa institucioneve shqiptare mbërriti një letër nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian, duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, atë të Financave, AZHBR-në, Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës të Ilir Beqjas.

“Për të mos lejuar abuzimin e mëtejshëm të fondeve dhe për të mbrojtur interesin e taksapaguesve të Bashkimit Europian, ju njoftojmë se kemi vendosur të pezullojmë disbursimin e transhit të mbetur të programit IPARD për Shqipërinë derisa autoritetet shqiptare të përmbushin të gjitha kushtet dhe mangësitë e evidentuara,” shkruhet në letrën e Wolfgang Burtscher, drejtorit të përgjithshëm të DG AGRI, siguruar nga Oligarkia.al.

Por kush duhet të kontrollonte e monitoronte këto fonde?

Ish-deputeti socialist Ilir Beqaj drejton prej Nëntorit 2021 Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination, (SASPAC), në varësi të Kryeministrit.

Ilir Beqja është krye-monitoruesi i shpenzimit të fondeve që Bashkimi Europian jep për asistencë në vendin tonë.

Ky institucion, referuar ligjit, ka vetëm rol koordinues, ndërsa fondet e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët menaxhohen të gjitha nga institucioni final që i merr. Agjencia në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe komunitetin e donatorëve koordinojnë të gjithë ndihmën e huaj që me qeveria shqiptare për programe dhe projekte zhvillimore.

Fondet e huaja është raportuar se kapin vlerën e 1 miliardë eurove në vit dhe prej gati dy vitesh ato “kalojnë” në duart Ilir Beqajt, jo pak i akuzuar gjatë kohës kur ishte ministër i Shëndetësisë për afera disa dhjetëra-miliona euro nga opozita.

Muaj më parë Ilir Beqaj nuk ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të Shkodrës, pas kandidimit të socialistit Benet Beci për Bashkinë e kryeqendrës së veriut. Sipas listës, mandati i takonte atij por Beqaj zgjodhi të mos e pranonte, duke qëndruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Etiketa: BEIlir BeqjaKryesore1monitorim

Lajme të lidhura

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
Para
BE bllokon fondet, Berisha: Hetim edhe projekteve të infrastrukturës

BE bllokon fondet, Berisha: Hetim edhe projekteve të infrastrukturës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Shtator 2026

07:31 - 16/09/26
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 16 Shtator 2026

07:30 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com