GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërdoruan detyrën duke mos ushtruar kontroll për mbrojtjen e territorit, ndalohen kryeinspektori dhe 3 inspektorë në Dibër

06:57 - 16/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpërdoruan detyrën duke mos ushtruar kontroll për mbrojtjen e territorit, ndalohen kryeinspektori dhe 3 inspektorë në Dibër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Dibrës ka vënë në pranga kryeinspektorin dhe 3 inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pasi nuk ushtruan kontroll në bazë të ligjit për mbrojtjen e territorit.

Sipas policisë në pranga kanë rënë: F. R., 33 vjeç, banues në Arras, Dibër, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

– J. O., 32 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

– Sh. I., 51 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

-A. C., banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Policia bën me dije se të arrestuarit përpiluan akte administrative fiktive dhe favorizuan dy persona të tjerë për të kryer ndërtim pa leje në një hapësirë publike.

Ndërkohë në kërkim është shpallur, E. XH., 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, ndërsa tre persona të tjerë procedohen penalisht në gjendje të lirë.

Përkatësisht procedimi penal ka nisur për 62 vjeçarin B. Sh., banues në Peshkopi, me detyrë drejtor i DPKZHT-së bashkia Dibër, A. C., 29 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Kontrollit Territorit dhe E. Sh., 41 vjeç,  banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Informacion-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “INSPEKTORATI”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Nuk ushtruan kontroll konform ligjit për mbrojtjen e territorit, përpiluan akte administrative fiktive dhe favorizuan dy shtetas për të kryer ndërtim pa leje në një hapësirë publike, ndalohen nga Policia, kryeinspektori dhe 3 inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.

Shpallet në kërkim policor ish-kryeinspektori, procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për lejimin e ndërtimeve pa leje, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë ushtruar kontrolle të pandërprera në terren për këtë qëllim dhe kanë goditur disa raste.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, në vijim të punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërdorimit të detyrës, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “Inspektorati”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

• F. R., 33 vjeç, banues në Arras, Dibër, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;
• J. O., 32 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;
• Sh. I., 51 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.
• A. C., banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. XH., 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Ndalimi i shtetasve të lartpërmendur dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. XH., u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë me detyrë të ngarkuar për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e territorit në juridiksionin e bashkisë Dibër, nuk kanë ushtruar kontrollin konform ligjit dhe kanë përpiluar akte administrative fiktive në lidhje me kontrollet e zhvilluara, duke lejuar shfrytëzimin e një hapësire publike në pronësi të bashkisë Dibër, për të kryer ndërtim të paligjshëm në emër dhe për llogari të përfituesve, shtetasve Sh. B. dhe B. B..

Po në vijim të hetimeve për dokumentimin e plotë të këtij rasti, ka nisur procedimi penal dhe për shtetasit B. Sh., 62 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë drejtor i DPKZHT-së bashkia Dibër, A. C., 29 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Kontrollit Territorit dhe E. Sh., 41 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, pasi kanë lëshuar leje rikonstruksioni për shtetasin Sh. B. dhe nuk kanë kryer procedurën përkatëse për ushtrimin e kontrollit në territor për zbatimin e lejes së lëshuar.

Etiketa: inspektorkryeinspektorshperdorim detyre

Lajme të lidhura

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani
Aktualitet

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Para
Helmimi masiv në Deçan, mes të prekurve edhe ish-kryeministri i Kosovës, tregon gjendjen

Helmimi masiv në Deçan, mes të prekurve edhe ish-kryeministri i Kosovës, tregon gjendjen

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com