GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shpërdoruan detyrën”, Prokuroria kërkon burg për dy punonjës të UKT

12:52 - 27/12/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shpërdoruan detyrën”, Prokuroria kërkon burg për dy punonjës të UKT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, ndërsa për dy të tjerë detyrim paraqitje. Ata akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Konkretisht bëhet fjalë për punonjës të UKT, të cilët përmes pagave kanë arritur të vjedhin 21 milionë lekë. Konkretisht bëhet fjalë për Sigi Zhulekun dhe Erblin Lushajn për të cilët është caktuar në mungesa “arresti me burg” si dhe Rudina Lalajn dhe Azem Xhaferrin për të cilët është vendosur masa detyrim paraqitje.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, “hetimi filloi pasi nga auditi i kryer nga zyra ekonomike e shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a Tiranë, u konstatua se shtetasi S.Zh, i punësuar pranë kësaj shoqërie me detyrën e specialistit në Sektorin e Tatim Taksave në Drejtorinë Ekonomike të kësaj shoqërie, i ngarkuar me detyrën e përpilimit dhe dërgimin në Bankë të listëpagesave për pagat e punonjësve të kësaj shoqërie, ka dubluar emrat e shtetasve S.Zh, R.L, E.L dhe A.Xh, të cilët ishin punonjës të kësaj shoqërie për periudhën Prill 2018- Korrik 2023 duke shkaktuar dëm në vlerën totale 21,679,805 lekë”.

Njoftimi publik

Bazuar në materialin e kallëzuar nga Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi procedimin penal nr. 5652, datë 13.09.2023, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 135 – 25 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve S.Zh., R.L., E.L. dhe A.Xh.

Hetimi filloi pasi nga auditi i kryer nga zyra ekonomike e shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a Tiranë, u konstatua se shtetasi S.Zh, i punësuar pranë kësaj shoqërie me detyrën e specialistit në Sektorin e Tatim Taksave në Drejtorinë Ekonomike të kësaj shoqërie, i ngarkuar me detyrën e përpilimit dhe dërgimin në Bankë të listëpagesave për pagat e punonjësve të kësaj shoqërie, ka dubluar emrat e shtetasve S.Zh, R.L, E.L dhe A.Xh, të cilët ishin punonjës të kësaj shoqërie për periudhën Prill 2018- Korrik 2023 duke shkaktuar dëm në vlerën totale 21,679,805 lekë.

Bazuar në kërkesën e organit të akuzës me vendimin Nr. 3026, datë 23.12.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale, për shtetasit S.Zh dhe E.L, ndërsa për shtetasen: R.L dhe shtetasin A.Xh, caktimi i masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

Për sa sipër, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë.

Etiketa: ArrestimetUKT

Lajme të lidhura

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)
Aktualitet

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona
Aktualitet

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat)

11:33 - 21/02/26
Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë
Aktualitet

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
Para
FOTO: Pasuria e Dua Lipës arrin shifra rekord

FOTO: Pasuria e Dua Lipës arrin shifra rekord

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)
Aktualitet

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, i kapur duke transportuar lëndë narkotike në Unazë të Madhe. Në...

Lexo më shumë
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat)

11:33 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com