GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

“Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë pas krahëve Tiranën për të vazhduar me axhendat e tyre, ndërsa këtu te ne do të buçasin boritë propagandistike për suksesin historik të samitit të Berlinit, që për herë të parë u zhvillua në një vend të rajonit.

Natyrisht, askush nuk mund ta mohojë se fakti që kjo mbledhje u zhvillua në Shqipëri, krijon një efekt pozitiv. Si mjeshtër i shndërrimit të politikës në spektakël, Edi Rama u mundua ta bëjë edhe më të madh atë. Duke i servirur liderëve të kontinentit një mini premierë nga Angjelin Përlocaj, duke ngritur perden për zbulimin e tablosw, “Përdhunimi i Europës”, duke e vënë veten në rolin e leximtarit të një kronike të transformimit të vendit, ai bëri çështë e mundur për ta pompuar sa më shumë ngjarjen që po ndodhte.

Dhe sapo ajo të akrivohet, në analet e propagandës rilindase do ti bashkëngjitet enumeracionit të drejtimit të OSBE-së, fjalimit ‘historik” të mbajtur gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit dhe risisë së pritjes në hotelin Marriott, të samitit BE-Ballkan perendimor, në dhjetorin e shkuar.

Të gjitha këto ngjarje Edi Rama dhe borizanët e tij i kanë përfshirë në ligjërimin propagandistik të peshës dhe rolit që ka marë Shqipëria, në periudhën e veçantë të drejtimit nga rilindja. Ato konsiderohen si shenjë e rritjes së dinjitetit dhe rolit të vendit në arenën ndërkombëtare sipas logjikës “arritët të vaksinoheshit, pasi më kishit mua”.

Le ta përsërisim edhe njëherë, të gjitha këto janë ngjarje që ndihmojnë sadopak në imazhin e Shqipërisë. Deri këtu jemi dakord. Por përtej kësaj çdo hiperbolë tjetër është thjeshtë shpëlarje turi. Dhe për të kuptuar këtë mjafton një krahasim i thjeshtë. Mjafton t’i vësh këto data dhe ngjarje në një perspektivë më të gjatë hisorike.

Le të provojmë të zhytemi në këtë linjë krahasuese. Në tetë vitet e sundimit të tij, si për mua ashtu dhe për një shumicë dërmuese shqiptarësh, Sali Berisha e ka qeverisur keq këtë vend. Ai bën pjesë në aradhën e atyre drejtuesve që e ka penguar rritmin e zhvillimit të një shoqërie demokratike dhe përafrimin e saj me vlerat perendimore. Por, po të analizojmë bilancin ndërkombëtar të 8 vjeçarit të tij, me pranimin në NATO dhe liberalizimin e vizave, këto shfaqet spektakël që ndodhin sot duken qesharake.

Nëse bëhet fjalë për data që lenë shenjë në histori ato janë mbyllja njëherë e mirë e problemit të sigurisë së vendit në 2008 dhe mundësia e shqiptarëve për të lëvizur lirshëm, pas gjysëm shekulli, në 2010. Pas dy apo tre dekadash askush nuk do të kujtohet, për një mbeledhje rutinë të procesit të Berlinit që deri atëhere mund të jetë shuar, por bërja pjesë e aleancës Euro Atlantike do të jetë e fiksuar në libra. Po ashtu, pak kujt do ti bjerë ndërmend se kush e priti presidentin Bush, apo atë Makron, por ama fakti se shqiptërët fituan lirinë e lëvizjes, nuk do të shlyhet lehtë nga memorja.

Të para nga kjo perspektivë, zhurma për drejtimin e OSBE, Këshillit të Sigurimit, apo disa mbledhje rutinë ku Shqipëria, ishte mikpritëse, por jo subjekt, nuk e justifikon zhurmën e daulleve që po buçasin sot. Propagandistëve që i thurrin lavde liderit që e bëri Shqipërinë të madhe i duhet thënë: “Shpërndahuni! Festa mbaroi”.

Ndonëse për të mos qenë cinikë deri në ekstrem ndaj atyre që duan të gëzojnë me çdo kusht, i’a vlen t’u japësh motiv.

Po vërtet, ky samit i procesit të Berlinit e pati një rëndësi. Por ajo nuk qëndronte, as në performancat artistike me regji të Ramës dhe as në mini kronikën, ku ai bëri spikerin që flet anglisht. Kjo “dhuratë” për Shqipërinë u negocua si shkëmbim i daljes së vendit nga aventura pro sllave e Ballkanit të hapur. Dhe po, në këtë kuptim, ky ndryshim kursi i Tiranës e meritonte një festë. /Lapsi.al/

Etiketa: BEbushatifesta

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor
OP-ED

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26
Para
Derbi i Kryeqytetit… me “1 milion arsye” për t’u fituar

Derbi i kryeqytetit, Partizani nxjerr biletat në shitje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com