GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërndanin drogë afër shkollave, arrestohen vëllezërit në Krujë

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria, e para në Europën Juglindore për prodhim droge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Krujës ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit “Tuins”.

Ky operacion, i mbështetur edhe nga forcat speciale ka goditur biznesin ilegal të prodhimit dhe shpërndarjes afër shkollave të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë, binjakët 20 vjeçarë, Elvis dhe Ervin Lita.

 

Njoftimi i Policisë:

“Krujë/Sekuestrohen drogë, armë dhe municion luftarak.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tuins”, nga Komisariati i Policisë Krujë, me mbështetjen e forcave operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës.

Prodhonin dhe shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, mbanin armë zjarri dhe municion luftarak, vihen në pranga 2 vëllezër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për 2 vëllezër që ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe mbanin armë zjarri, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Durrës dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tuins”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. L. dhe E. L., 20 vjeç (binjakë), banues në Derven, Krujë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë;

600 gramë kanabis dhe 29 doza kanabisi të përgatitura me qese farmaceutike, gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit shpërndanin lëndë narkotike në doza, në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, në Fushë Krujë dhe Krujë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim”.

Etiketa: aktualitetKrujePoliciaShqiperi

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Para
Vasili përplaset fort me Ramën: Pusho ore idiot! Vjen natën me skizofrenitë e tua…

Vasili: Kushtetuesja vulosi hajdutërinë me bordet e çmimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com