GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërndanin drogë në kryeqytet, Gjykata lë në burg 20 të ndaluarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërndanin drogë në kryeqytet, Gjykata lë në burg 20 të ndaluarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadër të operacionit “Tempulli 3”, Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e arrestit me burg 20 të ndaluarit.

Mësohet se grupi, sipas hetimeve të policisë dhe Prokurorisë, ka rezultuar se shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ndërsa, në kërkim deri më tani janë shpallur 10 persona të tjerë.

Këta persona, shpërndanin kokainë, heroinë dhe kanabis në lokalet e natës, afër shkollave si dhe zona të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Agjentët sekuestruan 3.5 kg kokainë, 50 doza heroine ,100 doza kanabis, 27 telefona celular si dhe 5 automjete.

Antidroga e Tiranës arriti të zbulojë 35 persona pjesë të grupit që siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në kryeqytet, duke nisur kështu fazën e radhës të operacionit të koduar “Tempulli 3”.

Nga 35 urdhër-arreste, 25 u arrestuan, 5 prej të cilëve të kapur më herët, të cilëve iu komunikua masë e dytë sigurie brenda qelive të paraburgimit dhe 10 të tjerë u shpallën në kërkim.

Tre persona punonin si operatorë në një dhomë në Laprakë ku përmes një numri celulari merrnin porositë. E ngjashme me call centerin dhe linja ishte e hapur 24 orë.

Pas porosisë malli mbërrinte te konsumatori përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe droge.

Në mesin e të arrestuarve janë të paktën 3 taksistë.

Pesë të arrestuarit më herët janë pjesë e grupit të Enea Sulejmanit, kryetarit të Shoqatës së Transportit Ndërqytetës arrestuar mbrëmjen e 21 marsit pas tentativës për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës duke i shtypur me makinë në “Rrugën e Kavajës”

Të arrestuarit janë:

Rei Ramushi, Emiljano Birja, Abdullah Zyberi, Albjo Shkira, Kevin Nazari, Amarildo Jashari, Florjan Çepa, Ibez Zebi, Florjan Miha, Erol Bardhoshi, Andrin Bajraktari, Emiljano Maksutaj, Hamza Firi, Albi Bulku, Maringlen Kolaj, Armando Disha, Klodjan Lena, Altmir Mustafaraj, Gentjan Agaj, Flori Lime

Ndërsa iu është komunikuar masa e sigurisë “arrest me burg” 5 të tjerëve që ndodheshin në qeli: Envis Gorellari, Fatjon Çiçi, Enea Sulejmani, Igli Begaj, Shkëlqim Ostreni.

 

 

 

 

Etiketa: drogeGjykata

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
Vetëvritet me armë gjahu një person në Shijak

Vetëplagoset me armë gjahu, 68-vjeçari dërgohet menjëherë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com