GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërndarësi i drogës tenton t’i ikë policisë, arrestohet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërndarësi i drogës tenton t’i ikë policisë, arrestohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 40-vjeçar që shiste doza të lëndëve narkotike në Himarë është arrestuar nga policia.

Në pranga ra Ardian Ajdini, 40 vjeç, banues në Gjermani, i cili gjatë momentit që po ndiqej nga policia ka kryer manovra të rrezikshme me automjet për shkak të gjendjes së dehur.

Pas ndalimit nga Policia dhe kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza të lëndëve narkotike MDMA dhe kanabis.

Në pranga ra edhe  Arben Meqemeja 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi i siguronte lëndët narkotike 40-vjeçarit.

Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e shtetasit A. A. dhe 2 aparate celulare.

Njoftimi nga Policia

Himarë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, operacioni policor i koduar “Parts 20”.

Vihet në pranga një 40-vjeçar që shiste doza të lëndëve narkotike MDMA dhe kanabis, në qytetin e Himarës. Gjatë ndjekjes nga Policia, ky shtetas është bërë burim aksidenti, duke kryer manovra me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.

Vihet në pranga një shtetas tjetër, i cili dyshohet se i siguronte lëndën narkotike 40-vjeçarit.

Sekuestrohen doza MDMA, 280 doza kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 20”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. A., 40 vjeç, banues në Gjermani, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
-A. M. 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që shiste doza me lëndë narkotike në qytetin e Himarës, janë vënë në ndjekje të tij. Gjatë ndjekjes, në Potam, shtetasi A. A. ka kryer manovra me automjet duke u kthyer në burim aksidenti. Pas ndalimit nga Policia dhe kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza të lëndëve narkotike MDMA dhe kanabis.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, lëndët narkotike i siguronte nga shtetasi A. M., në banesën e të cilit, Policia gjeti një sasi tjetër lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza.

Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e shtetasit A. A. dhe 2 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: drogePolici

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Vula e PD, Kaso thirrje Gjykatës së Lartë: Jepni vendimin, boll…

Vula e PD, Kaso thirrje Gjykatës së Lartë: Jepni vendimin, boll…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com