GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kartat e Kuvendit të Berishës, Bardhi: Në shkelje të statutit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Le t’i sjellin firmat dhe do t’i verifikojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka cilësuar si ilegale kartat e shpërndara me të dhënat e atyre që kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Nëpërmjet një emaili, Bardhi sqaron se logo e PD, por edhe të dhënat personale të anëtarëve, përdoren vetëm me lejen e bazës. Ndaj sipas tij, duke qenë se nuk janë autorizuar nga asnjë organ përfaqësues i PD, ato cilësohen si të paligjshme.

“Në vijim të shqetësimit të shprehur nga disa anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PDSH për përdorimin pa të drejtë të të dhënave të tyre, në një dokument që përmban simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kam konstatuar se:

Është e vërtetë që në media dhe në rrjetet sociale janë publikuar disa dokumente me simbole të Partisë Demokratike dhe të dhënat e anëtarëve të Partisë Demokratike dhe/ose anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PDSH. Këto dokumente dhe përdorimi i të dhënave të anëtarëve nuk është autorizuar nga asnjë organ përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë, dhe për pasojë ato janë dokumente të paligjshme dhe të falsifikuara, të prodhuara nga persona të paidentifikuar dhe që nuk përfaqësojnë asnjë organ të Partisë Demokratike të Shqipërisë” – shkruan Bardhi.

Sipas Bardhit, ky veprim synon të dëmtojë interesin politik të Partisë Demokratike, duke e shfaqur atë në sytë e opinionit publik si një celulë ilegale.

“Ky veprim synon të dëmtojë interesin politik të Partisë Demokratike, duke e shfaqur atë në sytë e opinionit publik si një celulë ilegale, ku cilido për interesin e tij personal mund të përdor simbolet e PD apo të dhënat e anëtarëve të PD. Në përputhje me nenin 6 të Statutit të PD, ku theksohet se simbolet e Partisë Demokratike përdoren vetëm nga organet përfaqësuese të PDSH-së ose me autorizim të tyre, kërkoj përcjelljen e informacionit të plotë dhe të dokumentuar mbi personat që në Degët respektive administrojnë, shpërndajnë apo prodhojnë dokumente të tilla të paligjshme dhe të falsifikuara, duke keqpërdorur të dhënat e anëtarëve të PDSH” – shprehet Bardhi.

Etiketa: Gazment BardhiKartatKryesore1KuvendiSali Berishashkeljestatutite paligjshme

Lajme të lidhura

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!
Aktualitet

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Para
Më 6 dhjetor do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë

Më 6 dhjetor do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol
Aktualitet

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në afërsi të Konispolit, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 11 emigrantë nga...

Lexo më shumë
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com