GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërthen avokati i Kobras: Në lokal ka sherre se ka femra

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthen avokati i Kobras: Në lokal ka sherre se ka femra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i Dibran Hoxhajt, Nexhat Elshani ka justifikuar klientin e tij për vrasjen e kryer në klubin e natës ‘Kobra City’ si dhe për mbajtjen e armës, me deklarata skandaloze. Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se ‘arma është për burra’.

“Po mirë, është një thënie megjithatë popullore se arma është për burra edhe mbajtësi ose bartësi i armës paraprakisht e di që ka përgjegjësi dhe në momentin kur t’i zihet sigurisht se edhe përgjigjet dhe është përgjigjur”, është shprehur ai.

Më pas ai ka shtuar se kjo ka qenë fraza që ka thënë klienti i tij dhe jo ai. “Ai ka bindjen që arma është për burra. Klienti im e ka thënë, jo unë. Në përgjithësi thoshte që arma është për burra e jo për gra. Është një keqinterpretim për këtë punë. Mbrohet në heshtje,”- thotë avokati për Nacionale.

Deklaratat e tij nuk mbyllen me kaq. Avokati Elshani shton gjithashtu se sherret në klubin e Hoxhajt, ‘Kobra City’ ndodhin sepse aty ka vajza e gra.

“Natyra e lokalit ku ka punuar ka qenë natyrë e ashpër, e egër. Njerëzit iu kanë përmbajte sjelljes dhe mënyrës që qëndrimit në ato lokale. Kriste aty dajaku për pesë minuta. Gjithë sherrin në lokalin të cilin Dibran Hoxhaj po e udhëheqte në Zhur të Prizrenit “Kobra Citu”, e kanë nisur gratë. Krejt femrat e bëjnë sherrin o v’lla. Femrat aty- ato që punojnë, flirtojnë me të tjerë. Ky reagon (e ka fjalën për Dibran Hoxhajn). E ka ndonjërën aty sigurisht dashnore. Aty (e ka fjalën për lokalin e Kobrës), krejt shteti ka dështu. Lokali ka punu pa leje,”- thotë avokati i Kobrës.

Pyetur nëse është i vetëdijshëm për paragjykimet në deklaratat e tij, avokati ndërron qëndrim.

“Sherri bohet se aty ka femra. Jo dashnorja ime, jo pse e nguce. Kështu mes veti përplasë. Femrat hiç s’bëjnë sherr. Mos mi interpretoni keq deklaratat e mia,”- shton ai.

Dibran Hoxhaj, i njohur si ‘Kobra’ akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa 5 të arrestuar të tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur.

Etiketa: avokatideklaratatKobra

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Tronditëse, plagosen me armë gjahu 4 gra dhe 2 vajza të mitura

Tronditëse, plagosen me armë gjahu 4 gra dhe 2 vajza të mitura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com