Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një byrektore.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:20 pranë Poliklinikës së Specialiteteve dhe Drejtorisë së Policisë në “Kongresin e Elbasanit”.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa punonjësit e byrektores dhe disa kalimtarë të rastit kanë shpëtuar për mrekulli. Nga shpërthimi janë regjistruar dëme materiale. Aktualisht policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes.