Një bombol gazi ka shpërthyer në qytetin e Bilishtit këtë mbrëmje.
Mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje.
“Devoll/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Bilishtit, në banesën e shtetasit M. B., ka shpërthyer një bombol gazi. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombulës së gazit”, njofton policia.
Discussion about this post