Një shpërthim është regjistruar në një lokal në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, në Shkodër. Nga shpërthimi raportohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, teksa mësohet se uniformat blu janë nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e rrethanave të këtij shpërthimi.
Lokali në të cilin ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të shtetasit Gjin Gurit, teksa dyshimet e para janë se bëhet fjalë për lëndë plasëse artizanale.
Discussion about this post