GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërthen Noka: Duartrokisni këtë mbetje të pariciklueshme se tallet me pensionistët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthen Noka: Duartrokisni këtë mbetje të pariciklueshme se tallet me pensionistët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, u shpreh me tone të ashpra në Kuvend pas fjalës së kryeministrit Rama, që edhe pse 12 vite në pushtet nuk foli asnjë fjalë për rritjen e pensioneve, teksa prezantoi buxhetin për vitin 2025, por u mjaftua me premtimin për të shpërndarë një bonus fundviti për pensionistët.

Ai u shpreh se kryeministri u tall me pensionistët, ndërsa deputetët socialistë e duartrokitën, duke i rikujtuar “pleniumet e dikurshme të PPSH-së”.

“Foli dhe fyu mbetja e pariciklueshme e këtij vendi. Në qoftë se ka mbetje të pariciklueshme në këtë vend, ky që doli ishte. E dyta, ka turp më të madh?! Kur isha i ri shikoja pleniumet e dikurshme të partisë tuaj, ku ngriheshin në këmbë dhe duartrokisnin në kor, po a ka neveri më të madhe se kjo sot“, tha Noka.

Ndër të tjera demokrati tha se që nga 2014 deri tani, qeveria ka inaguruar sipas tij vetëm 20km autostradë, dhe janë rrugë me çmime 10 fish më shtrenjtë se rajoni.

“Jeni të habitshëm. Mbetja e pariciklueshme ka vetëm rrugën e largimit vitin tjetër, sepse ky është buxheti i fundit që do të keni mundësi të miratoni”, tha ai.

Fjala në Kuvend

Pastojeni këtë vendin këtu, e paska ndotur edhe këtë, urgjent të pastrohet. Foli dhe fyu mbetja e pariciklueshme e këtij vendi. Në qoftë se ka mbetje të pariciklueshme në këtë vend, ky që doli ishte. E dyta, ka turp më të madh?! Kur isha i ri shikoja pleniumet e dikurshme të partisë tuaj, ku ngriheshin në këmbë dhe duartrokisnin në kor, po a ka neveri më të madhe se kjo sot.

E treta, si mundet të dëgjojmë këtu mashtrime të pafytyra, është trefishuar buxheti tha, ku është trefishuar? Është trefishuar për ju, hajdutët, se për qytetarët “noc rrokun” tha. U tall me pensionistët.

Instituti i sigurimeve shoqërore që ju adrministoni dhe qeverisni, thotë 26% janë rritur pagat nga vitit 2014 deri tani, 34% është rritur inflacioni, 8% kanë të ardhura më pak pensionistët seç kanë pasur në 2013.

Ju duartrokisnin këtë mbeturinë të pariciklueshme. 50 mijë leke ka qenë bonusi për pensionistët dhe rrogë të 13-të në kohën e Berishës, ku e ka ky “noc rroku” shpërblimi e viti të ri dhe rrogën.

Foli për bonusin e bebeve, po 60% e tyre lindin jashtë Shqipërisë, prandaj ky kakaris këtu para jush, dhe ju e duartrokisni dhe më kujtoni kohët e qoftëlargut.

Foli për buxhetin e shëndetësisë, për cilin buxhet? Atë të Vilmës që ju e fshehët dhe se çuat në komisionin. Buxheti i shëndetësisë shkon te Vilma, që nxjerr burra shtatzënë dhe gratë me prostatë. Foli për bujqësinë e Fridës, që paratë e taksapaguesve evropianë bëri fshatra turistikë dhe nuk shkuan te fermeri.

Foli dhe për rrugët, që nga 2014  deri tani 20km autostradë ka inauguruar dhe ajo private. Rrugë më çmime 10 fish se rajoni. Jeni të habitshëm. Mbetja e pariciklueshme ka vetëm rrugën e largimit vitin tjetër, sepse ky është buxheti i fundit që do të keni mundësi të miratoni.

Nuk do keni më mundësi të harxhoni buxhet, se këtë buxhet hajdutërie shqiptarët do e refuzojnë me votë.

Etiketa: NokaRama

Lajme të lidhura

Kutia me euro në vilën e Ballukut në Dhërmi/ Këlliçi: Pasuri e vënë nga populli më i varfër në Europë. Kryeministri mbron korrupsionin!
Aktualitet

“Asambleja e terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshëm me 5 akuza dhe 13 vepra penale

13:53 - 14/11/26
Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës

13:36 - 14/11/26
“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, unë nuk ndaloj asnjërin
Aktualitet

“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, unë nuk ndaloj asnjërin

13:19 - 14/11/26
Para
Thellohet drama e eksporteve, bien 17.3% në qershor

Të dhënat e INSTAT/ Eksportet në pikiatë, bien me 14.3% për 10 mujorin e parë të 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kutia me euro në vilën e Ballukut në Dhërmi/ Këlliçi: Pasuri e vënë nga populli më i varfër në Europë. Kryeministri mbron korrupsionin!
Aktualitet

“Asambleja e terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshëm me 5 akuza dhe 13 vepra penale

13:53 - 14/11/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste dhe fjalimit të kryeministrit Edi...

Lexo më shumë
Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës

Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës

13:36 - 14/11/26
“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, unë nuk ndaloj asnjërin

“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, unë nuk ndaloj asnjërin

13:19 - 14/11/26
Berisha: Rama caktoi Ervin Demon si drejtues politik në Tiranë, ky është i aftë të kryejë çdo krim

Berisha: Rama caktoi Ervin Demon si drejtues politik në Tiranë, ky është i aftë të kryejë çdo krim

13:07 - 14/11/26
Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj

Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj

13:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com