GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërthen Noka: Sillo dhe Nafija të falin para përgjegjësisë, s’ka diskutime me hajdutë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpërthen Noka: Sillo dhe Nafija të falin para përgjegjësisë, s’ka diskutime me hajdutë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Flamur Noka, nga foltorja e Kuvendit, akuzoi mazhorancën se i ka shpallur luftë opozitës.

Noka theksoi se janë kthyer në Kuvend për të diskutuar për buxhetin, por mosbindja civile do të vazhdojë.

Ndërkohë, në fund të fjalës së tij, Noka njoftoi se SPAK sapo ka pushuar çështjen ndaj deputetes së PD-s, Elda Hoti, e cila u akuzua se hodhi lëndë të dyshimta në Kuvend.

“Nuk pranoj asnjë këshillë nga hajdutët.

Teksa dëgjojmë çfarë flasin rilindësit këtu, bindesh që ka vetëm një rrugë për t’u marrë vesh me ju, vetëm mosbindja civile për t’u kërryer si sekti më i ndyrë i njerëzimit që ka shkelur në trojet shqiptare, sekti i rilibdjes.

Dëgjojmë se flasin me gjuhë bolshevike dhe shfryjnë mllef kundër opozitës edhe sot këtu.

Nuk po flas për atë zonjën atje, që ka marrë rolin e Nafijes te filmi ‘Gjuetia e fundit’.

Silloja përcaktonte politikat, kurse Nafija zbatonte urdhrat, nuk kishte as të drejtë të mendonte.

Kjo është katandisja ku e keni çuar Kuvendin.

Sot nuk kemi ardhur për ju, se nuk mund të ndodhë ne të ulemi me hajdutët, me përfaqësuesit e krimit të organizuar, me ata që kanë shpopulluar Shqipërinë.

Jo, ne sot kemi ardhur të përfaqësojmë vullnetin e popullit opozitar për t’u shprehur për atë buxhet që e keni vjedhur.

Ne kemi ardhur sot t’u çjerrim maskën, t’u themi se herë pas here kujtoheni se opozita duhet parë, por e keni trajtuar opozitën si armike.

Çfarë po bën kjo Nafija këtu? Sa u ul në atë karrige, akti i parë që bëri është shpallja e luftës ndaj opozitës.

Se ju ëndërroni të keni një parlament monist dhe po bëni gjithçka për këtë.

Ju ëndërroni të keni një vend që të jetë monizëm i plotë se sulltani juaj nuk duron dot të ketë kundërshtarë.

Sulltani do skllevër, do raja, ja kështu i do, do një tufë me pengje këtu me të cilët ndan pasuritë e Shqipërisë dhe i vjedh.

A mund ta pranojmë këtë ne? Jo, jo. Ne jemi këtu për betejë, për këtë të jeni të sigurt.

Mosbindja civile do të vazhdojë gjersa t’ju kërrejë.

Buxheti nuk është i juaji, sepse buxhetin e keni trajtuar si plaçkë tregu, tufë hajdutësh që jeni vërsulur mbi të.

Ne do u themi shqiptarëve se çfarë ishte buxheti i vitit 2023, ku shkuan taksat e tyre, kush i vodhi dhe çfarë duhet të bëjmë.

Sot mllefin që keni treguar ndaj opozitës, e rrëzoi edhe ai Skapi i partisë. Sapo ka rrëzuar padinë edhe ndaj zonjës Hotit, edhe për karriget e famshme tuajat.

Sepse zotëria aty është ministri i Brendshëm, duhet të japë përgjigje para ligjit pse ka futur policinë këtu.

Ti zonja Nafije duhet të japësh përgjigje pse ke futur këtu policinë në kundërshtim me ligjin.

Kjo tregon mllef ndaj opozitës.

Harrojeni, ju na dukeni si miza, prandaj do ju kërcejmë,” tha Noka.

Ndërsa e quajti Spiropalin “Nafie”, kjo e fundit e këshilloi që t’i kursejë metaforat.

“Flamur po e marr për replike. I ke pak të vjetëruara këto metaforat dhe krahasimet, por mua më kishe munguar në këtë foltore. Ku ta gjej që të jeni këtu që të diskutojmë. Keni bërë mirë që jeni këtu, se qytetarët duhet tju dëgjojnë. Por ato metaforat kurseji pak se nuk shkojnë”, u shpreh ajo.

Etiketa: nafieNoka

Lajme të lidhura

Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë
Aktualitet

Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

15:06 - 15/07/26
Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë
Aktualitet

Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

14:47 - 15/07/26
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura
Aktualitet

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

14:27 - 15/07/26
Para
Gjendet i plagosur me thikë pranë një qendre tregtare, çfarë dyshohet

Gjendet i plagosur me thikë pranë një qendre tregtare, çfarë dyshohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Yamal “kërcënon” hapur Francën: Duhet të keni frikë nga ne, ju kemi eliminuar edhe më herët
Sport

Ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale, grabitësit tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij

15:29 - 15/07/26

Ndërsa Lamine Yamal festonte 19 vjetorin e tij të lindjes me kualifikimin për në finalen e Botërorit 2026, në Esplugues...

Lexo më shumë
Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

15:06 - 15/07/26
Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

14:47 - 15/07/26
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

14:27 - 15/07/26
Vrasja e Martin Canit, Apeli refuzon kërkesën për liri të 14-vjeçarit

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

14:04 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com