GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërthen Noka: Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që kryebanditi Rama të japë dorëheqjen

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpërthen Noka: Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që kryebanditi Rama të japë dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, lëshoi akuza të forta në drejtim të Edi Ramës gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ai deklaroi se siguria kombëtare është cenuar dhe akuzoi qeverinë se shërbimet e sigurisë në Shqipëri janë vendosur nën ndikimin e strukturave kriminale.

Duke iu referuar drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, Noka ngriti pretendime për të kaluarën e saj në Kosovë dhe për lidhje të dyshuara me shërbime të huaja. Ai e lidhi gjithashtu emërimin e saj me kryeministrin Edi Rama dhe pretendoi se situata përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe atë të vendeve të NATO-s.

Noka kërkoi që kryeministri të paraqitet në Kuvend për të dhënë llogari dhe dorëheqjen e tij.

“Tani zotërinjtë ta zënë vendin e tyre, e dimë, e kanë bërë, e kanë vendosur gjyshin me Vlorën. Tani çfarë pret ky parlament që të thërrasë kryeministrin. Në këtë rast kreun e narkosit këtu, për të dhënë llogari dhe për të dhënë dorëheqje. Kë emëroi? Vlora Hysenin. Kush e mbajti Vlora Hysenin? A e mbani mend kur ju kemi thënë këtu që ajo zonjë në Kosovë u hoq nga puna për dyshime për dekonspirim me shërbimin sekret jugosllav, serb, më falni. Për këtë arsye është hequr. Është bashkëpunëtore e shërbimeve të huaja thoshte kreu i narkosit.

Përpos që e emëroi me Vuçiçin, pra ishte lidhje e dyfishtë, tani na del edhe e trefishtë, e lidhje, koordinator, e narkosit. Siguria kombëtare ka rënë. Çfarë duhet të ndodhë më shumë që ky parlament të ngrihet në lartësinë që e kërkojnë qytetarët e këtij vendi? Çfarë duhet të ndodhë zotëri? Çfarë duhet të ndodhë më shumë? Shërbimet, shërbimet e këtij vendi, shërbimet e një vendi anëtar të NATO-s, janë të gjitha në duart e karteleve.

A e keni parë çfarë thotë në përgjime ajo zonja? ‘Shpirt’, ‘shpirt’ thotë. ‘Çunat sot vazhdojnë lirshëm se unë fik të gjithë radarët e shtetit.’ I fik radarët e shtetit për çunat, pra për trafikun e drogës. Dhe ju rrini këtu. Dhe ju rrini këtu sikur s’ka ndodhur asgjë. Çfarë jeni ju mo? A jeni përfaqësues të qytetarëve, çfarë jeni? Çfarë jeni ju këtu? Kujt i shërbeni këtu? I shërbeni vendit, i shërbeni shqiptarëve apo kujt? Kujt? Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që një pushtet të rrëzohet, një qeveri të ikë? Anëtar i çfarë?

Siguria kombëtare, i lëmë siguria ushqimore zero, të gjitha këtu në Shqipëri zero janë. Por siguria kombëtare, dhe sikur mos të ishte vetëm kaq, je vend anëtar i NATO-s, është siguria e vendeve të NATO-s. Të gjitha të dhënat e sigurisë për vendet e NATO-s janë në duart e karteleve në Shqipëri. Dhe ju rrini këtu sikur s’ka ndodhur asgjë. Ka turp më të madh? Si mund të vazhdohet seancë pa ardhur këtu kreu i narkosit. Duhet të vijë ky kreu i narkosit këtu dhe të japë llogari, të japë llogari dhe të japë dorëheqje. Sepse është kthyer në narkoshtet. Dhe thoni pastaj ç’është ky narkoshtet. Ja pra! A është me prova dhe fakte narkoshtet?

Narkoshtet! I tërë një narkoshtet! Dhe çfarë jeni ju? Kukullat e narkoshtetit? Kukullat e narkoshtetit? Atëherë nuk mund të pranojë opozita të ketë seancë normale. T’a harroni seancën. Normale duhet të vijë të japë kreu i narkosit. Të vijë të japë llogari këtu për të gjithë, për cënimin e sigurisë kombëtare, për cënimin e sigurisë së NATO-s dhe të japë dorëheqje. Nuk mund të ecet më kështu. Çfarë i dini ju shqiptarët? Çfarë i dini ju? E pra kjo është ai treguesi, që ju prandaj vidhni, bleni vota, dhunë, kartelet, të gjitha në shërbim tuaj, për të marrë votat dhe për të mos dashur t’ia dini për popullin. Po jo. Nuk mund të rrijë. Edhe kjo që po ndodh prej kaq javësh, të rrethuar këtu si të ishim në pushtim. Nuk mund të pranohet. Do të kërreheni se jeni skllevër të narkoshtetit, nuk jeni deputetë të këtij vendi,” tha Noka.

Etiketa: doreheqjeNokaRama

Lajme të lidhura

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
Para
SPAK e akuzon se ka fshirë kamerat e sigurisë për takimet e Agasit, reagon Sulejmani: I kam çuar vetëm supë…

SPAK e akuzon se ka fshirë kamerat e sigurisë për takimet e Agasit, reagon Sulejmani: I kam çuar vetëm supë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com