GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërthen Paloka: Taulant Balla mbetet një katunar tipik, me 0900 e ka bërë karrierën!

10:23 - 06/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthen Paloka: Taulant Balla mbetet një katunar tipik, me 0900 e ka bërë karrierën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Edi Paloka, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, pas seancës së fundit të tensionuar në Kuvend.

Sipas Palokës, sjellja e Ballës dhe gjuha e përdorur nuk janë një incident i izoluar, por pjesë e një strategjie të qëllimshme të kryeministrit për të degraduar institucionin e Parlamentit.

Paloka e cilësoi kreun e grupit socialist si “katunar tipik” që është vendosur me qëllim nga Rama në Kuvend. Ai shkoi më tej duke deklaruar se karriera politike e Ballës është e lidhur me numrin 0900.

“Ajo është karriera e këtij. 0900 është mënyra si ka bërë karrierën ky. Është simboli i këtij,” deklaroi deputeti demokrat

Sipas tij, qëllimi final i Ramës është ta degjenerojë Parlamentin në atë pikë sa qytetarët të ndiejnë neveri për të.

“Katunar është pikërisht ai, tipiku i katundarit që është në atë parlament dhe që është vënë me qëllim aty nga Rama, si shumë të tjerë. Rama, këtë parlament, ose më mirë, parlamentin, jo këtë parlament, ka kohë që ka dashur ta degjenerojë. I vetmi vend ku Rama nuk ndihet komod, është parlamenti. Sepse është i vetmi vend ku mbas 13 vitesh ende i thuhet në surrat ajo që i duhet thënë.

0900 është mënyra si ka bërë karrierën Balla. Është simboli i këtij dhe jo vetëm i këtij në fakt, edhe shumë të tjerëve, që Rama ka mbledhur sot në atë parlament. Dhe siç po thoja, qëllimi i Ramës është ta degjenerojë atë parlament. Jo më kot i ka futur këta. Ti shih aty kush flet, janë nja tre vetë që flasin. Është kjo femra, Zeqineja, Taulant Balla vetë edhe se di se kush është një që, një që i tha Flamurit dje njëherë vije si çam, i tha, njëherë vije si grek në zyrë.

Domethënë këta i ka gjetur ai, kastile. Pse e bën këtë? Që të degjenerojë parlamentin, që njerëzit kur të shohin parlamentin të ndjejnë neveri për atë sallë. Dhe kjo vetëm sepse Ramës nuk i pëlqen parlamenti dhe nuk do të jetë në një vend siç thashë, ku i thuhet në surrat e vërteta që atij nuk i pëlqen. Pra, e gjithë kjo është pjesë e lojës së Ramës.

Ato fjalë që tha ky, kryetari i grupit socialist dje në parlament, Rama jua thotë rëndom aty në mbledhjet e tyre, e dimë kjo është histori që e dinë të gjithë domethënë, madje nuk jua thotë me aq delikatesë në thonjëza, sa e tha ky me numra. Rama jua thotë copë nëpër mbledhje. Ka filluar këtë histori që ditët e para kur ka hypur në pushtet, pra që kur u bë ministër Kulture, marrëdhënia e tij me varësit dhe kur është bërë kryetar partie me gjithë ata që ka në Partinë Socialiste, kjo është.

Nuk ka fjalë tjetër aty për femrat, edhe për burrat madje. Dhe me atë janë mësuar ata. Mbase prandaj edhe ju duk sikur ky vetë që foli për shembull, Taulant Balla, ky e ka bazuar karrierën te ai numër telefoni. Domethënë gjithë jeta e tij është ai numër telefoni”, tha Paloka.

Etiketa: ballaKryesore1paloka

Lajme të lidhura

Flet për herë të parë Balluku: Nuk kam pasur lidhje kurrë me korrupsionin! Drejtësia do e nxjerrë të vërtetën
Politikë

Flet për herë të parë Balluku: Nuk kam pasur lidhje kurrë me korrupsionin! Drejtësia do e nxjerrë të vërtetën

14:59 - 06/03/26
Ulen për herë të parë çmimet e karburanteve, ja me sa shitet nafta
Aktualitet

Shtrenjtohet përsëri çmimi i naftës në pikat e pakicës, arrin 182 lekë për litër

14:37 - 06/03/26
Banorët e Baks Rrjollit konflikt pas emisionit televiziv, pas debatit degradohet në dhunë
Aktualitet

Banorët e Baks Rrjollit konflikt pas emisionit televiziv, pas debatit degradohet në dhunë

14:27 - 06/03/26
Para
Ndryshimet në qeveri, betohen para presidentit Begaj, ministrat e rinj të kabinetit

Ndryshimet në qeveri, betohen para presidentit Begaj, ministrat e rinj të kabinetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmëron Bufon: Jap dorëheqjen, nëse Italia nuk kualifikohet në Kupën e Botës
Sport

Paralajmëron Bufon: Jap dorëheqjen, nëse Italia nuk kualifikohet në Kupën e Botës

15:31 - 06/03/26

Kreu i delegacionit të kombëtares italian, Xhianluixhi Bufon foli për numrin e sotëm të “Il Messaggero” rreth ekipit i cili...

Lexo më shumë
Washington Post: Rusia i ka dhënë Iranit informacione për pozicionet e forcave amerikane

Washington Post: Rusia i ka dhënë Iranit informacione për pozicionet e forcave amerikane

15:10 - 06/03/26
Flet për herë të parë Balluku: Nuk kam pasur lidhje kurrë me korrupsionin! Drejtësia do e nxjerrë të vërtetën

Flet për herë të parë Balluku: Nuk kam pasur lidhje kurrë me korrupsionin! Drejtësia do e nxjerrë të vërtetën

14:59 - 06/03/26
Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit: Të urojmë të njëjtin fat si…

Lindja e Mesme/ Meloni: Italia nuk është në luftë dhe nuk dëshiron të përfshihet në konflikt

14:50 - 06/03/26
Ulen për herë të parë çmimet e karburanteve, ja me sa shitet nafta

Shtrenjtohet përsëri çmimi i naftës në pikat e pakicës, arrin 182 lekë për litër

14:37 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com