GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërthim në lokalin e deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, detajet

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthim në lokalin e deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një mjet shpërthyes dyshohet të ketë shpërthyer në një lokal në Ranillug.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se rasti dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45, dhe se lokali quhet “Kod Maksi”.

“Me datën 06.08.2023 rreth orës 14:15 Stacioni i Policisë Ranillug ka marrë informacion se tek lokali i quajtur “Kod Maksi” pronë e Z.M. (mashkull, kosovar serb) dyshohej se ka shpërthyer një mjet shpërthyes.

“Njësitet policore relevante patrulluese, hetues nga Stacioni Policor Ranillugë, hetues rajonal duke përfshirë Krim Teknikën Rajonale dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive i janë përgjigjur rastit”- shtoi ai.

Hashani ka deklaruar se nga vendi ngjarjes është raportuar se lëndime trupore nuk ka pësuar askush përveç dëmeve materiale dhe se pronari nuk është takuar nga Policia pasi është jashtë vendit.

“Nga vendi i ngjarjes është raportuar se nga ky rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush përpos disa dëmeve të vogla materiale. Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës”- ka theksuar Hashani.

Zëdhënësi i PK-së është shprehur se rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga hetues rajonalë të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.​

I menjëhershëm ishte reagimi I Listës Serbe, e cila tha se dënon sulmin me një mjet shpërthyese ndaj pronës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Zoran Maksimoviq, në Ranilug.

“Dënojmë ashpër sulmin me një mjet shpërthyes ndaj pronës së deputetit të Listës Serbe Zoran Maksimoviq në Ranilug dhe kërkojmë që përgjegjësit për këtë akt të tmerrshëm që ka mërzitur të gjithë serbët, sidomos në pjesën e Anamoravës, të dalin para drejtësisë.

Duhet urgjentisht të përcaktohen të gjitha faktet dhe rrethanat e këtij sulmi, sepse është e papranueshme që qytetarët të sulmohen pa asnjë arsye, e sidomos jo përfaqësuesit e popullit serb”- thuhet në reagim.

Siç ka konfirmuar edhe vet deputeti Maksimoviq për Kosova Online, mjeti shpërthyes i dorës është hedhur në kopshtin e lokalit, i cili në atë kohë ishte i mbyllur.

Etiketa: KosoveShpërthim në lokalin e deputetit serb

Lajme të lidhura

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”
Breaking Views

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Para
Për herë të parë mori nënën në koncert, Luizi habit me deklaratën

Për herë të parë mori nënën në koncert, Luizi habit me deklaratën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com