GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shpërthime të fuqishme në një depo municioni në Krime, ka të plagosur

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthime të fuqishme në një depo municioni në Krime, ka të plagosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga zjarri në një depo municioni në Krime të martën u plagosën dy persona, që vjen një javë pas një serie shpërthimesh në një bazë ajrore në gadishullin ukrainas që u aneksua nga Rusia.

Zjarri dhe shpërthimet tronditën fshatin Mayskoye të Krimesë herët të martën, raportuan mediat ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një zjarr shpërtheu në një “vend për ruajtjen e përkohshme të municioneve të një prej njësive ushtarake”.

“Si rezultat i zjarrit, municioni i depozituar shpërtheu”, tha ministria, duke shtuar se nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Guvernatori i Krimesë i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov, tha se dy persona pësuan lëndime dhe se banorët vendas po evakuoheshin nga zona, derisa shpërthimet e municioneve vazhduan.

Autoritetet ukrainase ende nuk kanë komentuar mbi incidentin. Javën e kaluar, një seri shpërthimesh ndodhën në bazën ajrore Saki pranë fshatit Novofyodorovka në Krime. Ushtria ruse tha se kishte shpërthim aksidental të municioneve atje, por incidenti dukej se ishte rezultat i një sulmi ukrainas. Kievi tha se shpërthimet shkatërruan nëntë avionë rusë.

Zyrtarët ukrainas në atë kohë nuk morën publikisht përgjegjësinë për shpërthimet, ndërsa talleshin me shpjegimin e Rusisë se një duhanpirës i pakujdesshëm mund të kishte shkaktuar që municionet në bazën ajrore Saki të merrnin zjarr dhe të hidheshin në erë. Analistët thanë gjithashtu se shpjegimi nuk ka kuptim dhe se ukrainasit mund të kishin përdorur raketa kundër anijeve për të goditur bazën.

Gadishulli i Krimesë ka një rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike për të dyja palët. Kërkesa e Kremlinit që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë ka qenë një nga kushtet e saj kryesore për t’i dhënë fund luftimeve, ndërsa Ukraina është zotuar të dëbojë rusët nga gadishulli dhe të gjitha territoret e tjera të pushtuara.

Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe nisi pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt./REL

Etiketa: depokrimePlagosjeshperthime

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Berisha shpallet non grata nga Britania e Madhe: Më është ndaluar hyrja

“Do nisë operacion gjobash”/ Berisha: Qeveria s'ka lekë të paguajë rrogat e pensionet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com