GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërthimi me tritol që tronditi Shkodrën, Policia dyshon se ishte…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthimi me tritol që tronditi Shkodrën, Policia dyshon se ishte…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa detaje të reja kanë dalë nga vendosja e tritolit një ditë më parë në banesën e shtetases Frida Sala dhe djalit të saj Dori Sala.

Burime pranë prokurorisë së Shkodrës bëjnë me dije se një prej pistave kryesore ku është përqendruar organi i akuzës dhe policia vendore e Shkodrës lidhet me aktivitetin e djalit të 62-vjeçares.

Mësohet se policia ka dyshime se kjo ngjarje që tronditi lagjen “Tom Kola” në orët e para të mëngjesit të 25 marsit ka të bëjë me përfshirjen e shtetasit Dori Sala në një kompani bastesh online.

Lufta mes grupeve kriminale për dominimin e basteve online dyshohet se ka sjellë edhe vendosjen e tritolit në banesën e këtij shtetasi.

Prokuroria dhe policia dyshojnë se Dori Sala është menaxheri i serverave të internetit të kompanisë së basteve.

Pavarësisht kësaj piste hetimi personi në fjalë të cilit iu vendos tritol në derën e shtëpisë e ka mohuar një fakt të tillë duke thënë se puna e vetme është ajo në një kompani internet. Po ashtu shtetasi Dori Sala ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët.

“E vetmja punë që bëj është ajo në një kompani internet dhe nuk kam lidhje me asgjë tjetër. Nuk e di se kush mund të jenë autorët pasi nuk kam asnjë konflikt dhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”, ka deklaruar shtetasi, banesat e të cilit u sulmua me eksploziv.

Megjithatë policia dhe prokuroria e kanë si pistën më të mundshme përfshirjen e Dori Salës në kompaninë e basteve sportive dhe mendohet se ky sulm ndaj tij është një paralajmërim për të mos u marrë më me bastet online.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3:40 të një dite më parë kur tritoli shpërtheu në derën e shtëpisë të familjes Sala. Kjo sasi tritoli shkaktoi vetëm dëme materiale ndërkohë që në banesë ndodhej e gjithë familja, shtetasja Frida Sala, bashkë me djalin Dori Sala dhe gruan e fëmijët e këtij të fundit.

 

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për vendosjen e sasisë së tritolit. Efektivët kanë arritur që të sigurojnë pamjet e momentit të autorit të dyshuar, i cili vjen me një motorr me skafandë në kokë dhe pasi hedh lëndën eksplozive në banesën e familjes Sala largohet me shpejtësi.

Nga kamerat policia nuk ka arritur që ta identifikohë autorin deri më tani për shkak të skafandës që mbante në kokë. 62-vjeçarja Frida Sala e cila punon në doganën e Hanit të Hotit tek peshorja duke peshuar mallrat që hynë e dalin në atë doganë ka deklaruar se as ajo nuk ka konflikte me askënd, ndërsa për prokurorinë puna në doganë nuk qëndron si pistë hetimi sepse për pak muaj kjo shtetase del në pension.

Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të shpërthimit me tritol.

Etiketa: dyshimeShkodërtritol

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Morën ryshfet 150 euro nga dy shqiptarë, prangosen 2 policë bullgarë

Morën ryshfet 150 euro nga dy shqiptarë, prangosen 2 policë bullgarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com