GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shpërthimi në shtëpinë e Dukës, Berisha: Tritoli iu besua bandave të Shijakut

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U tërhoq nga gjykimi i statutit të Berishës, gjykatësit nuk i pranohet kërkesa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në derën  e shtëpisë së kreut të FSHF-së, Armando Duka, shpërtheu një sasi tritoli, por fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.

Berisha e cilëson këtë ngjarje si një akt të mirëfilltë të terrorizmit shtetëror për të cilin akuzon kryeministrin Rama dhe vëllain e tij.

“Ky akt i mirëfilltë i terrorizmit shtetëror ndaj zotit Duka vjen si formë kulmore terrori ndaj tij i klanit të mafies shtetërore më të rrezikshme të Europës, Edvin dhe Olsi Rama. Ky klan mafioz meqenëse nuk sigurojnë dot votat për pushtimin në zgjedhjet e 2 marsit të FSHF, ishullit të fundit që nuk ndodhet në pushtetin e tyre ka vendosur pushtojnë atë ‘manu militari’ qoftë dhe me akte terroriste. Vendosja e tritolit në shtëpinë e Armand Dukës nga klani i mafies më të rrezikshme shtetërore të Evropës Edvin dhe Olsi Rama vjen pas një seri aktesh të tjera kriminale të ndërmarra për këtë qëllim ndaj tij nga ky klan”, shkruan Berisha.

Më tej, Berisha shkruan se Veliaj me deklaratën e tij zbuloi autorin e vendosjes së tritolit në shtëpinë e Dukës. Sipas tij, Veliaj duke u shprehur se Duka ka pasur probleme me bandat e Shijakut, zbuloi se detyra për vendosjen e tritolit i ishte besuar njërës prej këtyre bandave.

“Për vendosjen e Tritolit nga klani mafioz Edvin-Olsi Rama ( për llogari të tij) në shtëpinë e Armand Dukes dëshmon deklarata e të keqpërdorurit të tyre Erion Veliaj, i cili fill pas lajmit për vendosjen e tritolit duket se zbuloi edhe dorësin e krimit duke thënë se Armand Duka ka pasur probleme me bandat e Shijakut. Kjo do të thotë se detyra për vendosjen e tritolit i ishte besuar njërës prej këtyre bandave dhe sot apo ditët në vazhdim do kemi dalezotesin, i cili publikisht do marrë përsipër aktin terrorist kundër Armand Dukës, natyrisht jo për qëllime elektorale por për sherre personale”, shprehet ndër të tjera Berisha.

Për ngjarjen gjatë mbrëmjes së djeshme dhe përgjatë mëngjesit të sotëm janë shoqëruar disa persona, por më pas janë lënë të lirë, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në mënyrë që të identifikojnë autorin.

 

Etiketa: berishaKryesore1Tritoli

Lajme të lidhura

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor
Aktualitet

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

15:52 - 16/11/26
10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani, SPAK çon Belinda Ballukun në gjyq
Aktualitet

10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani, SPAK çon Belinda Ballukun në gjyq

14:27 - 16/11/26
Ambasadori amerikan Eric Wendt në Sarandë, takime me bizneset vendase për investime të reja
Aktualitet

Ambasadori amerikan Eric Wendt në Sarandë, takime me bizneset vendase për investime të reja

13:15 - 16/11/26
Para
Data që duhet të shmangni nëse planifikoni të martoheni në vitin 2022

Data që duhet të shmangni nëse planifikoni të martoheni në vitin 2022

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

16:09 - 16/11/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim Elvis Shkambin dhe xhaxhain e tij, Gjergj Shkambin, të akuzuar në...

Lexo më shumë
Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

15:52 - 16/11/26
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

15:29 - 16/11/26
Rikthehet Kupa e Shqipërisë me turin e 1/8-ave, ja oraret e ndeshjeve

Rikthehet në mesjavë Kupa e Shqipërisë: Do të luhet në dy ditë, fokusi tek Skënderbeu dhe Laçi

15:14 - 16/11/26
Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

15:01 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com