GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Shpërthimi në Ujësjellës, 8 të arrestuar/ Sekuestrohet arsenal armësh dhe eksploziv, Ministri: Serbia, përgjegjëse

18:50 - 30/11/24
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpërthimi në Ujësjellës, 8 të arrestuar/ Sekuestrohet arsenal armësh dhe eksploziv, Ministri: Serbia, përgjegjëse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet Kosovare kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë të shtunën në lidhje me një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, njoftoi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sveçla në konferencën e jashtëzakonshme ka thënë se Beogradi zyrtar është përgjegjës për shpërthimin në Ibër-Lepenc

“Sulmet e vazhdueshme të grupeve kriminale terroriste siç janë sulmet e fundit me granata në Zveçan dhe tani edhe sulmi i fundit terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj infrastrukturës kritike janë sulme që dirigjohen nga Serbia dhe për këtë e mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar”, ka thënë ai.

Ndërkohë drejtori i Policisë Gazmend Hoxha tha se janë persona të dyshimtë të ndërlidhur me Mbrojtjen Civile andaj mund të ketë lidhje me Radoiçiç. Na takon ne që të përcaktojmë rolin e secilit në këtë akt krimimal.

Autoritetet e sigurisë së Kosovës, përfshirë Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), kanë kryer një operacion të gjerë të shtunën në 10 lokacione, tha Sveçla.

“Kontrolli ka rezultuar me konfiskimin e një arsenali armesh dhe municioni, eksplozivit, pajisjeje të ndryshme, përfshirë emblema e qindra uniforma e pajisje ushtarake. Këto do të shërbejnë si dëshmi për këto akte kriminale”, tha Sveçla.

Drejtori i Policisë së Kosovës, duke folur në konferencën e përbashkët me ministrin Sveçla, tha se është përdorur eksploziv deri në 20 kilogramë në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

“Në bazë të hetimeve në vendin e ngjarjes, për ta kryer këtë sulm terrorist dyshohet se janë përdorur një sasi e madhe e eksplozivit prej 15 deri në 20 kilogramë. Eksplozivi ishte vendosur në një çantë të zezë dhe është aktivizuar me detonator mekanik, përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme”, tha Hoxha.

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”,  u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës qershorin e vitit të kaluar, ndërsa Radoiçiç, politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, e mori përgjegjësinë për sulmin e vitit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv policie.

Ministri i Punëve të Brendshme ka deklaruar se shumica e pajisjeve janë të prodhimit serb, por që disa pajisje janë ekskluzive ushtarake që nuk gjenden as në tregun e zi.

“Eksplozivi i përdorur mbrëmë është material që vështirë që gjendet, pos që furnizimet janë nga magazinat e ushtrisë. Ne besojmë se ato kanë dalë nga magazinat e ushtrisë së Serbisë. Policia e Kosovës do ta verifikojë këtë”, ka shtuar Sveçla.

Komandanti i PK-së, Gazmend Goxha, ka thënë se janë konfiskuar 200 uniforma ushtarake, raketahedhës e pajisje të tjera, që dyshohet se lidhen me sulmin e djeshëm terrorist dhe raste të mëhershme.

Në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave të tjerë për atë sulm, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues.

Në komunikatën e këshillit të sigurisë Qeveria e ndërlidhi sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit edhe me sulmet që ushtria ruse është duke i kryer pareshtur ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. “U vu në pah edhe ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit”, tha ajo.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Policia e kosovessulmi në ujësjellës

Lajme të lidhura

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, zbaton masën “Detyrim paraqitje”
Aktualitet

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, zbaton masën “Detyrim paraqitje”

12:15 - 20/06/25
Dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 makina
Aktualitet

Dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 makina

11:59 - 20/06/25
Hakerat sulmojnë web-in e Bashkisë së Tiranës? “Homeland Justic” merr përsipër aktin
Aktualitet

Hakerat sulmojnë web-in e Bashkisë së Tiranës? “Homeland Justic” merr përsipër aktin

11:15 - 20/06/25
Para
Dinamo qëndron përpara me fitoren ndaj Teutës, flet tekniku Daja

Dinamo qëndron përpara me fitoren ndaj Teutës, flet tekniku Daja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, zbaton masën “Detyrim paraqitje”
Aktualitet

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, zbaton masën “Detyrim paraqitje”

12:15 - 20/06/25

Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”. Xoxa është në hetim për...

Lexo më shumë
Dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 makina

Dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 makina

11:59 - 20/06/25
Hakerat sulmojnë web-in e Bashkisë së Tiranës? “Homeland Justic” merr përsipër aktin

Hakerat sulmojnë web-in e Bashkisë së Tiranës? “Homeland Justic” merr përsipër aktin

11:15 - 20/06/25
Mbollën 8 miniparcela me kanabis në Lekaj të Kavajës, policia i zbuloi me dron

Mbollën 8 miniparcela me kanabis në Lekaj të Kavajës, policia i zbuloi me dron

11:04 - 20/06/25
Lokali i tij u qëllua me 15 fishekë, kush është Mondi Voga, ish-shoferi i Arjan Ndojës

Lokali i tij u qëllua me 15 fishekë, kush është Mondi Voga, ish-shoferi i Arjan Ndojës

10:51 - 20/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com