GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shpërthimi në Zubin Potok la Mitrovicën pa ujë, reagon Kurti: Sulmi është orkestruar nga Serbia!

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthimi në Zubin Potok la Mitrovicën pa ujë, reagon Kurti: Sulmi është orkestruar nga Serbia!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, sipas autoriteteve të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për “sulm kriminel dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Ndërkaq, përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë kanë dënuar fuqishëm shpërthimin në Ibër-Lepenc.

Kurti ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme për media, para mesnatës, se përmes sulmit është munduar të rrezikohet furnizimi i Kosovës me ujë dhe me energji elektrike.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që “të jenë të qetë dhe të ndjekin në vazhdimësi njoftimet” zyrtare nga organet e vendit, të cilat ka thënë se “janë të angazhuara në menaxhimin e situatës dhe rikuperimin e dëmit”.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se shpërthimi në Zubin Potok është sulm terrorist, që autoritetet e Kosovës besojnë se “vjen nga bandat e dirigjuara e të orkestruara nga Serbia, e cila ka interesim dhe aftësi për të shkaktuar sulme e dëmtime të tilla”.

Edhe presidentja Vjosa Osmani, pas shpërthimit në Zubin Potok, thotë se bandat kriminale serbe kanë humbur çdo betejë me institucionet e Kosovës.

“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.  Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”, shkroi ajo në Facebook.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nga vendi ku ndodhi shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, tha se sipas ekspertëve është përdorur diku rreth 15 kilogramë eksploziv.

Sveçla tha se qëllimi i këtij sulmi është destabilizimi i vendit.

Ndaj, aktit të në kanalin Ibër – Lepenc kanë reaguar edhe SHBA, BE dhe EULEX-i, duke kërkuar që autorët e këtij akti kriminal të kapen dhe të nxirren para drejtësisë

Gjatë dy ditëve të fundit në veri të vendit, respektivisht në Zveçan, janë sulmuar me granata dore objektet e stacionit policor dhe ai i Komunës.

 

Etiketa: Kryesore1KurtiSerbisulm

Lajme të lidhura

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit
Kosovë & Rajon

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit

09:28 - 27/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aktualitet

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
Para
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, zbardhet Dardha dhe Voskopoja

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, zbardhet Dardha dhe Voskopoja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria
Aktualitet

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26

Autoritetet italiane kanë dënuar me burg tre shqiptarë, të akuzuar për trafikimin dhe shitjen e kokainës në qytetin e Peruxhias....

Lexo më shumë
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

22:22 - 27/10/26
Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

22:13 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com